Historia e “Hirushes dixhitale” që çeli Docu Tiff në Tiranë

Filmi dokumentar që çeli të mërkurën  Docu Tiff i mbërtheu të gjithë të pranishmit  jo vetëm me mënyrën e realizimit të veçantë, por edhe me historinë që trajtonte. Një Hirushe e epokës dixhitale.

Ngjarjet zhvillohen në dy vende dhe në dy kultura të ndryshme, mes Tel Aviv dhe New Orleans.

Dokumentari “Presenting Princess Shaw”, i izraelitit Ido Haar, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të filmit dhe mbrëmjen e 1 qershorit u shfaq në sallën e Muzeut Kombëtar në Tiranë në kuadër të Docu TIFF.

Në qendër të tij është një kompozitor izraelit që njihet me pseudonimin Kutiman, i cili përdor internetin si burim për klipe të muzikantëve amatorë, duke krijuar më pas një kolazhe me materialet e gjetura. Ndërsa ajo është një vajzë me ngjyrë nga New Orleans, që quhet Samantha Montgomery – por në Youtube e prezanton veten me emrin: Princess Shaw kur poston kompozimet e saj.

Samantha, e cila vuan prej problemeve të së shkuarës me abuzimin seksual dhe kujdeset për të moshuarit në një qendër sociale, darkave ndihet një princeshë dhe poston këngët e saj në Youtube.  Ajo vazhdon të përpiqet çdo ditë, pa e ditur se do të jetë Kutiman, në Tel Avivi cili do t’i ndryshojë jetën dhe do të krijojë klipe me këngët e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *