80-vjetori i Bekim Fehmiut, deklarata Rama-Vuçiç: La gjurmë të pashlyera

Me rastin e datëlindjes së aktorit të njohur Bekim Fehmiu, nje deklarate e perbashket nga kryeministri shqiptar Edi Rama e kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është postuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Deklarata

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë.

Aleksandar Vučić dhe Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *