Përvoja traumatike – Kur Servantesi u kap nga piratët

Shkrimtari spanjoll Miguel de Servantes, autor i Don Kishotit u burgos në Algjeri për pesë vite. Ndërsa afron 400 vjetori i vdekjes, Fiona Macdonald shkruan mbi traumën që formësoi veprën e tij më të madhe- nga një studiues në një njeri të marrë peng.
Më 1575, pas luftimeve në fushatat ushtarake kundër turqve në Mesdhe, spanjolli u kap nga piratët dhe u dërgua në Algjer. Atje, ai është mbajtur si skllav për pesë vjet. Kur u lirua ai ishte bërë njeriu që do të shkruante një nga romanet më të mëdha në histori.
“Robëria i tij pesëvjeçare në Algjer ka lënë përshtypje të pashlyeshme në letërsinë e tij”, thotë studiuesja e Servantes María Antonia Garcés për “BBC Culture”. “Nga veprat e para që shkroi pas lirimit, ishte drama ‘Jeta në Algjer’ ( 1581-1583) dhe romanin e tij ‘La Galatea’ (1585), te libri i pasvdekjes “Gjyqet e Persiles dhe Sigismundës’ (1617)- historia e asaj përvoje traumatike flet vazhdimisht në veprat e tij”.
Megjithatë, për Servantesin, të treguarit të historisë së traumës së tij ishte diçka që shkoi përtej dëshmisë. Historiani kulturor spanjoll Américo Castro e përshkruan robërinë e autorit si “ngjarjen më të jashtëzakonshëm në karrierën e tij shpirtërore”; ndërsa për kritikun Juan Bautista Avalle-Arce, ajo është “forca nga u kthye tërë jeta e Servantesit”. Sipas poetit dhe romancierit spanjoll Juan Goytisolo, ajo përvojë “qe një vrimë, vorbull, furtunë – në bërthamën qendrore të shpikjes së madhe letrare”. Pesë vitet në Algjer, thotë Goytisolo, ishte një eksperiencë që i ndryshoi jetën: “Servantesi përpunuar vizionin e tij kompleks dhe të admirueshëm të Spanjës gjatë viteve të burgimit të vet në territoret e Afrikës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *