Ka nje letër ku tregohet se shkrimtari TS Eliot refuzoi alegorinë e veprës “Ferma e kafshëve” të shrkimtarit tjetër George Orwell. Në atë letër, Eliot shkruan se “nuk kemi bindjen … se kjo është pika e drejtë, nga e cila mund të kritikohet situata politike”. Letra në fjalë është publikuar nga Biblioteka e Britanisë së Madhe bashkë me një sërë materialesh të tjera nga shkrimtarët e shekullit të 20-të.
Në letrën e 13 korrikut të vitit 1944, ai i drejtohet kolegut me fjalët “I dashur Orwell”, por më tej Eliot, atëkohë drejtor i shtëpisë botuese ‘Faber & Faber’, shkruan se botuesi nuk do të marrë përsipër botimin e ‘Animal Farm”. Sipas Eliot “jemi dakord se është një pjesë e mirë; se fabula është e trajtuar me mjeshtëri dhe tregimi të bën për vete dhe këtë pak autorë e kanë arritur që nga Gulliver”.
Mbasi e refuzon, duke i shpejguar arsyet, ai i kërkon ndjesë dhe madje shpreh keqardhje se kushdo që do të botojë këtë, do ketë të drejtën të botojë edhe veprat të tjera të tijat, dhe se kjo për Eliotin nënkupton shumëçka, pasi ai e çmon letërsinë e Orwell-it.
Vepra “Ferma e kafshëve”, është një në fakt një kryevepër që satirizon stalinizmin dhe e përshkruan Stalinin si tradhtar. Atëkohë, ajo u refuzua nga të paktën katër shtëpi botuese. Më shumë se kaq, vepra satirizon ‘tiranët’ e rinj që ngjiten duke premtuar se nuk do jenë tiranë.
“Në fund të fundit, derrat tuaj janë shumë më inteligjentë se kafshët e tjera dhe për këtë arsye janë kualifikuar për të drejtuar fermën”.
“Ferma e kafshëve” është botuar nga shtëpia botuese “Secker & Ëarburg” në gusht të vitit 1945. Në një parathënie nga Orëell, e cila nuk është botuar deri në vitin 1972. Sutori thotë se kur ai shkroi librin në vitin 1943: “Ishte e qartë se do të ketë vështirësi të mëdha për ta botuar”, shkruan “The Guardian”.
“Në qoftë se botuesit dhe redaktorët përpiqen të botojnë tema të caktuara, kjo nuk është për shkak se i frikësohen e prokurorisë, por për shkak se janë të frikësuar nga opinioni publik. Në këtë vend burracakëria intelektuale është armiku më i keq për një shkrimtar apo gazetar me të cilën duhet të përballet, dhe ky fakt duket se nuk ka pasur vëmendjen që meriton”, shkruante Orëell.
Letra Eliot është një nga më shumë se 300 artikujt të cilët janë digjitalizuar nga Biblioteka Britanike, ku përfshihen projektligje, ditarë, letra dhe fletore nga autorë të ndryshëm duke filluar nga Virginia Ëoolf deri tek Angela Carter dhe Ted Hughes.
Arkivi letrar tregon se Orwell nuk ishte i vetmi shkrimtar i madh që ka vuajtur një serë refuzimesh: Biblioteka Britanike ka digjitalizuar edhe një mori të refuzimeve për James Joyce për romanin e tij “Portreti i artistit në rini”.
Arkivi gjithashtu përmban një letër të Woolf nga viti 1918, për refuzimin për botimin e “Uliksit”. Woolf i thotë Weaver se “gjatësia është vështirësi e pakapërcyeshme”, sepse “nuk mund të marrim askënd për të na ndihmuar dhe në normën tonë të progresit një libër prej 300 faqesh do të marrë të paktën dy vjet për të prodhuar – e cila është natyrisht jashtë diskutimit për ju apo Z. Joyce”.
“Deri më tani këto thesare mund të shihen vetëm në Bibliotekën Britanike në sallat e leximit apo edhe në ekspozita: tani Zbulimi i Letërsisë: Shekulli i 20, do të sjellë këto objekte për gjithë botën, përmes internetit”, ka thënë Anna Lobbenberg, menaxhere e digjitalizimit në Bibliotekën Britanike.