Shkrimtari David Mitchell varros dorëshkrimin e fundit për 100 vjet.
Autori i “Cloud Atlas” dorëzon veprën e tij të re – të cilat nuk do të mund të lexohet deri në vitin 2114. Dorëshkrimi është varrosur në pyllin “Nordmarka” të Oslos si pjesë e projektit të bibliotekës të së ardhmes.
David Mitchell, disa herë konkurrent për çmimin Man Booker, ka qenë shpesh në qendër të kritikës për romanet e tij. Pra, për të, kjo është diçka e re dhe një lehtësim. Autori britanik thotë se puna e tij e fundit – e përfunduar në të martën në mëngjes në orën 01:00, ëshët vënë në makinën e tij me të cilën ka udhëtuar drejt aeroportit, prej ku ka fluturuar drejt Norvegjisë – dhe se kjo vepër nuk do të mund të lexophet deri në 2114.
Mitchell është kontribuuesi i dytë në projektin e artistes skoceze Katie Paterson “Biblioteka e së ardhmes”, për të cilën janë mbjellë 1,000 dy vjet më parë në pyllin “Nordmarka” të Oslos. Duke filluar me Margaret Atëood, i cila vitin e kaluar dorëzoi dorëshkrimin e një teksti të quajtur “Scribbler Mun”, çdo vit për 100 vitet e ardhshme një autor do të japë një pjesë të veprës së tij- mandej të gjitha së bashku do të lexohen vetëm në 2114, kur pemët të jenë prerë për t’u bërë letër në të cilën do të shtypen 100 tekstet e 100 shkrimtarëve.
Çdo autor – emrat e tyre shpallen vit pas viti dhe zgjidhen nga një panel ekspertësh dhe Patersoni. Ndërsa ajo(Katie PAterson) të jetë gjallë – do të udhëtojë në pyllin mbi Oslo, ku shkrimtarët do të dorëzojnë dorëshkrimet e tyre në një ceremoni të shkurtër.