DocuTIFF shfaq zërat e heshtur në komunizëm

Seksioni RetrospecTIFF- Silent Voices (Retrospektivë-Zëra të heshtur) në Festivalin e Filmit Dokumentar “DocuTIFF” u jep zë zërave të heshtur në komunizëm, zërave që u mbytën për shkak të regjimit dhe rreptësisë së rregullave që i vuri artit. Agron Domi e prezantoi dje me një farë krenarie të përligjur këtë seksion para mediave, teksa tha se “janë zëra të censuruar dhe filma premierë”. “Congratulations Students!” nga Viktor Stratobërdha, prodhim i vitit 1955, Shqipëri: “Ne qeshim sepse nuk mund të qajmë” nga Viktor Stratobërdha, prodhim i vitit 1956, Shqipëri, “Dhuruesit e jetës” nga Mit’hat Fagu, prodhim i vitit 1971, Shqipëri; “Përjetësi” nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1973, Shqipëri; “Motive të së dielës” nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1973, Shqipëri dhe “Shqipëria turistike” nga Mark Topallaj prodhim i vitit 1974, janë gjashtë filmat që shfaqen para publikut në edicionin e dytë të “DocuTIFF”.

NJË ZË I HESHTUR
Krahas këtij seksioni kushtuar zërave të heshtur, festivali do të ketë edhe një ‘prezantim’ të plotë për regjisorin Mit’hat Fagu, i persekutuar gjatë komunizmit dhe i disi i harruar në demokraci. Programi “Të vizatosh në heshtje” shfaq pesë filma të tij: ku përmendim “Orët e Gentit” 1986, “Të mëdha dhe të vogla” 1987, “Të vizatosh me një zog” 1988 dhe “Kush qesh i fundit” 1992. Fagu Ai ka punuar si asistent regjisor e madje si regjisor filmash dokumentarë ndër të cilët përmendim: “Tregim për naftëtarët” (1965), “Mali na thërret” (1966), “Ata çanë malin” (1970), “Higjienë, higjienë” (1971), “Dhuruesit e Jetës” (1971), etj. Regjisor i njohur për filmin “Prita”, më 1973 ai xhiroi një film dokumentar që i kushtohej revolucionit tekniko-shkencor të ndërtuar në intervistimet dhe ballafaqimin e mendimeve midis specialistëve dhe kuadrove shtetërore. Ky film shkaktoi reagime të aparatit burokratik, u konsiderua “ideologjikisht i rrezikshëm” dhe pas shumë debateve u pezullua shfaqja dhe autori u dënua duke u larguar nga Kinostudio. Ka qenë autor në fabrikën tullash për një kohë deri kur më 1985 u rikthye në Kinostudio, duke u marrë me filmin vizatimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *