Pas disa muaj punimesh, këndi i lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial do të jetë gati për të gjithë vegjlit më 1 qershor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook lajmëron se duhen edhe 3 ditë që këndi i lojërave të përfundojë.
“SHPËRNDAJE nëse beson se puna e mund dhunën! Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj.
Në albumin e fotove të postuara prej tij shikohet pamja që ka marrë ambienti i dedikuar për fëmijët.