Hoteli i parë vetëm për artistët, 18 euro nata

Londra me hotelin e parë specifikisht për artistët.
Dyshemeja, tavani, gjithçka është modifikuar.
Green Rooms është hapësirë ku mund të rrinë artistët që qëndrojnë në Londër. Hapësira, pos që shërben si vend për fjetje, posedon edhe një restaurant si dhe hapësirë ku mund të ketë ekspozita dhe performanca.

Ky është hoteli i parë në Londër për artistët. Nick Hartwright, themeluesi, thotë se dëshiron që këtë hapësirë ta përdorin artistët nga Londra dhe ata nga mbarë bota. 18 euro kushton nata, një çmim ky i njëjtë si qëndrimi në një hostel diku në Ballkan, shkruan KultPlus.
Projekti ka marrë mbështetjen e Kryetarit të Parisit. Ndërtesa ka qenë më herët pronë e një kompanie elektrike, e ndërtuar në vitin 1925, por është rinovuar për tu destinuar si hotel për artistët, specifikisht. Dyshemeja, tavani, gjithçka është modifikuar.
Kati i parë është hapësira e kuzhinës dhe kulinarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *