Dejan Čancarević
Pëllëmbët tej t’thata po i ndjej
mu pothuaj
si fjalët.
E qeni ndjen uj’n e vet
teksa ne mezi
po marrim frymë.
Gjithçka shushurin përreth
dhe çdo dekik i kalbur m’ngjan
Si?
Duhet t’ishte dikush t’kujdesej për t’nesërmen
Ndërsa i vetëm me ta mbeta
mbi udhëzën pa dhëmbë.
Secili e di se ka tepër shumë dentisteri.
Ku të t’çrrënjoset. Shpirti. Nga lista e venave.
Shpesh do t’isha me të. Mirë pra.
Në gjakderdhje.
E do t’ndjehet thjesht si ritmi i fortë prej kërmilli.
Si durimi i atij dhëmbit në dhimbje.
Që asgjë më shumë
Nuk di.
Dhe… s’jam.
(Përktheu Ben Andoni/ @Poeteka)