Fatmir Mustafa – Karllo, me ‘Petition’ në Finlandë
Karllo jeton në Helsinki që nga viti 2010-të. Praktikat e tij artistike përfshijnë fotografinë, videon, skulpturën dhe instalacionet.
Në formën e një kutie, pakete, drita e saj ndriçon errësirën jashtë dhe brenda. “Petition” është punë e këtij viti e artistit Fatmir Mustafa – Karllo, me të cilën ai do të jetë pjesë e një festivali në Finlandë.
Për këtë pjesëmarrje ka treguar vetë Karllo për KultPlus. THE VISITORS ed. 3: është festival që zgjatë dhjetë ditë dhe ku artistë të ndryshëm prezantohen me punët e tyre.
“Puna merret me realitetin, ndërsa puna ime “Petition” servohet si ankth, plot pasion për të vënë në pikëpyetje realitetin në të cilin jetojmë” tregon Karllo. Artistë të mediumeve të ndryshme artistike që jetojnë dhe veprojnë në Finlandë janë pjesë e këtij festivali, që ka nisur me 20 maj dhe do të përfundojë me 30 maj.
Lokacioni i saktë i festivalit është Suvilahti, Kattilahalli.
Karllo jeton në Helsinki që nga viti 2010-të. Praktikat e tij artistike përfshijnë fotografinë, videon, skulpturën dhe instalacionet. Ka ekspozuar edhe në Elbasan, Milano, Nottingham, Slloveni, Prishtinë e Zagreb. Punët e kaluara të Karllos përfshijnë “Tea with Le”.