E kanë pritur me standing ovation Inva Mulën në teatrin e Beogradit pas një interpretimi brilant të artistes të madhe shqiptare. Një sukses i merituar i Inva Mulës në “LaBohemë” me një duartrokitje 20 minuta ku i gjithë publiku qendroi në këmbë.
Këngëtarja Inva Mula u prit gjithashtu nga kryeminmistri serb Vuçiç i cili e përgëzoi artisten pas performancës të saj brilante.
Inva Mula ishte e dyta këngëtare e madhe shqiptare që interpreton në Operan e Beogradit, pas Tefta Tashko Koços në vitin 1945.
Të dyja me rolin e Mimisë, por pas një pauze prej 71 vitesh. Dhe pas një kohe tjetër, atë të integrimeve europiane.
Edhe artistja shqiptare shprehu me falenderime kënaqësinë për pritjen dhe publikun.
Ja si shprehet Inva në rrjetin social:
“Faleminderit te gjithe trupes se operes shteterore te Beogradit per pritjen dhe shfaqen e mrekullueshme te la Boheme qe i dhuruan publikut artedashes”.
Ku Primadona e shfaqjes ishte artistja shqiptare Inva Mula.