The Economist: Jaho,engjëll i zjarrtë, sopranoja: Zaza një thikë në shpirt…

Prestigjozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull me superlativa të jashtëzakonshme sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Duke e titulluar atë një “Engjëll i Zjarrtë” artikulli vlerëson karrieren e saj nder vite dhe interpretimin e saj ne skene.

Ja cfare shkruan The Economist:

Diktatorët vdesin, por muzika jo. Ermonela Jaho u vlerësua me  çmim nga lexuesit e Opera Magazine. Jaho është sot një nga sopranot më të mira në botë. Ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ka një magnetizëm të madh në skenë, të kënduarit e saj plotësohet nga një prezencë e veçantë fizike.

Kur këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini-së “Suor Angelica” në Covent Garden në vitin 2011 shënoi sukses duke bere per vete publikun çdo natë.
Angelica ishte në një manastir si ndëshkim për një marredhenie të paligjshme. Në këtë dramë ajo mëson se djali i saj i paligjshëm ka vdekur. Kështu ajo pi helm dhe vdes duke u lutur për shpëtim.

“Zemërimi e inati i saj është edhe zemërimi im,”thotë Ermonela. “Kur unë këndoj vizatoj çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar në jetën time.”

Babai i saj mësonte filozofinë dhe ishte ushtarak. Nëna ishte mësuese, por familja e saj qe e varfër ndaj nuk mundi të behej kengetare.

E lindur më 1974, Jaho gjithmonë ka dashur të bëhet këngëtare. Ne fillim mendoi te ishte artiste pop por kur njohu për herë të parë “La Traviata”, në moshën 14 vjecare thote se“Aty pashë një horizont të ri, një derë te madhe që më hapej dhe doja te kaloja permes saj”.

Tanime e ka interpretuar “La Traviata” plot 232 herë. Jaho është një personalitet i fortë me sens humori. Rritjen e saj e shikon me një sy objektiv. Më vonë ajo la deshire  të punojë si mësuese për zërat e rinj, gjë wordpress që të cilën ajo e bën shpesh kur kthehet në Tiranë. Ajo u rrënjos këngëtarëve të rinj disiplinën që e bëri atë te rritej kaq.

Kur ajo mori ftesën për të interpretuar Suor Anglelica në 2011, në momentet e para hezitoi. Të dy prindërit e saj kishin vdekur dhe ajo ishte shumë e keq edhe për të qarë. Për të ë këndonte ishte pjesa më e vështirë. Në dy vitet e ardhshme në Londër, New York, Washington dhe Paris ajo përsëri do të këndojë “La Traviata” dhe “Madam Butterfly”, por ajo i di kufijtë e saj vokale dhe kurrë nuk do ta këndoje një  “Wagner”.
Muajin e ardhshëm Opera Rara do të nxjerrë regjistrimin e saj të Ruggero Leoncavallo së “Zaza”, e cila varet nga karizma e yllit të saj.

Vetëm kur kompania zbuloi rekordet e Jahos u ndjenë të sigurt mjaftueshëm për të shkuar përpara me regjistrimin. Ajo  i kujton nënës e saj:

“Disa nga frazat e Zaza-s i kam dëgjuar si një refren nga nëna ime, kur unë isha e vogel. Ta këndoja këtë pjesë ishte si të kisha një thikë që kalonte përmes shpirtit tim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *