Ti ishe e vërteta

Alda Merini 

Ti ishe e vërteta, kufiri im,
rrjeta ime e dobët,
por u përplasa
tek pema e së mirës e së keqes,
e hëngra edhe unë mollën
e gjithëpranisë sate
dhe ia dola mbanë
e zbrazët nga çdo dije
sepse ti doktrina ime ishe
dhe kupa e jetës sate
trëndafilët gjithë i prekte.
Tani u pështjellove
me argumentet e errëta të lirës
më kot mbyt zërin tënd
rrënjëve – spirale të pemëve,
më kot lëshon ofshama
nga nëntoka,
sepse unë do vij të të gjej
do rrëmih për tharmin tënd
nënë, nëpër shpirtra do kërkoj
më të qartin e të sigurtin
atë që zërin tënd kishte
dhe zëri yt i kthjellët
wordpress /> kurajo jote e ëmbël
të yjtë fund e krye.

Përktheu Beti Njuma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *