Fjalor me 31.000 emra iliro-shqiptarë

Fjalor me 31.000 emra iliro-shqiptarë. Mehmet Elezi është i njohur edhe si autor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe me 41.000 fjalë që nuk gjinden në fjalorët zyrtarë të akademisë së shkencave, të shoqëruara me shtjellime etimologjike. Ka botuar sprovat “Kosova midis politikës dhe realpolitikës”, “Gjuha shqipe në bunker?!”, “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, “Nuk isha student i dhjetorit” e disa të tjera. Ata që presin me padurim pasardhës e lodhen duke kërkuar një emër të bukur shqiptar, më në fund mund ta gjejnë pa shumë mund. Prej disa muajsh është vënë në qarkullim botimi:
Fjalori përfshin 31 mijë emra iliro-shqiptarë dhe tregon prejardhjen për secilin emër. Mehmet Elezi është i njohur edhe si autor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe me 41.000 fjalë që nuk gjinden në fjalorët zyrtarë të akademisë së shkencave, të shoqëruara me shtjellime etimologjike. Ka botuar sprovat “Kosova midis politikës dhe realpolitikës”, “Gjuha shqipe në bunker?!”, “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, “Nuk isha student i dhjetorit” e disa të tjera. Është autor i tetë romaneve, i katër përmbledhjeve me poezi dhe i një numri shumë të madh shkrimesh publicistike të botuara në Shqipëri e jashtë saj. Në Prishtinë Fjalorin mund ta gjeni në libraritë “Dit’ e nat’”, “Soma Bookstation”, “Artini”. Në Tiranë, në libraritë Adrion, Albania, Basha, Viktor Eftimiu dhe në librarinë përballë Sahatit, ngjitur me Pallatin e Kulturës. Në Shkodër, në librarinë universitare; Në Lezhë, në librarinë Kuvendi. Fjalori është botim i Shtëpisë Botuese “Gjergj Fishta”, me lidhje speciale me mbulesë të trashë. Ka 583 faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *