E qeshura luan një rol vendimtar në çdo kulturë në të gjithë botën. Por nuk është shumë e qartë se pse ajo ekziston. Ndërsa është e dukshme si një dukuri në thelb sociale – njerëzit kanë gjasa të qeshin deri 30 herë më shumë kur ndodhen në grup se sa kur janë vetëm – funksioni i të qeshurës si një formë e komunikimit mbetet misterioz.
Por një studim i ri i publikuar në revistën ‘Proceedings’ të Akademisë Kombëtare të Shkencave në Britani, dhe që përfshin një grup të madh të studiuesisht të udhëhequr nga Gregori Brajan, sugjeron se e qeshura mund t’iu tregojë dëgjuesve statusin e miqësisë së atyre që qeshin. Hulumtuesit u kërkuan dëgjuesve të gjykonin statusin e miqësinë të disa huajve dhe miqve, bazuar tek të qeshurat e tyre të shkurtra por të njëkohshme.
Pasi e aplikuan eksperimentin në 24 grupe të ndryshme, ata zbuluan se dëgjuesit qenë në gjendje të dallonin në mënyrë të besueshme miqtë nga të huajt, në bazë të karakteristikave të veçanta akustike të të qeshurave. Për të zbuluar se si kjo është e mundur, dhe cili është kuptimi i vërtetë i të qeshurës, ne kemi nevojë të gërmojmë tek origjina e saj të hershme.
E shkuara evolucionare e të qeshurës
E qeshura spontane, e cila shkaktohet pa dashje nga biseda apo ngjarje të ndryshme, shfaqet që në muajt e parë të jetës, madje edhe tek fëmijët të cilët janë të shurdhër apo të verbër. Ajo kapërcen jo vetëm kufijtë kulturorë të njeriut, por edhe kufijtë mes specieve:është e pranishëm në një formë të ngjashme tek majmunët e tjerë të mëdhenj.
Në fakt, origjina evolucionare e të qeshurës tek njeriu mund të gjurmohet ndërmjet 10 dhe 16 milionë vjetëve më parë. Ndërsa e qeshura ka qenë e lidhur me tolerancën më të lartë ndaj dhimbjes dhe sinjalizimit të statusit social, funksioni i saj kryesor duket të ketë qenë krijimi dhe thellimi i lidhjeve shoqërore. Kur paraardhësit tanë filluan të jetojnë në struktura më të mëdha e më komplekse sociale, cilësia e marrëdhënieve u bë vendimtare për mbijetesën.
Procesi i evolucionit do të kishte favorizuar zhvillimin e strategjive njohëse, të cilat nga ana e tyre ndihmuan në formësimin dhe mbështetjen e këtyre aleancave bashkëpunuese. E qeshura ndoshta evoloi nga frymëmarrja e zorshme gjatë lojërave të tilla si gudulisja, të cilat nxisin sjellje bashkëpunuese dhe konkurruese tek gjitarët e vegjël.
Kjo shprehje e shfaqjes së përbashkët e përjetuar nëpërmjet lojës, mund të ketë qenë efektive në forcimin e lidhjeve pozitive, dhe e qeshura ka treguar në fakt se ka mundur të zgjasë sjelljet në formë lojërash si tek fëmijët ashtu edhe shimpanzetë, dhe sjelle dy përgjigje të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme emocionale pozitive tek njerëz e tjerë dëgjues.
Qeshja si një mjet social
Shfaqja e të qeshurës dhe zërave të tjerë fillestarë, qe në fillim e lidhur ngushtë me mënyrën se si ne ndjeheshim:ne qeshim vetëm kur ndjehemi mirë, ashtu sikundër qajmë vetëm kur jemi të shqetësuar, apo bërtasim vetëm kur jemi të zemëruar. Zhvillimi kryesor erdhi me aftësinë për t’u shprehur me zë në mënyrë vullnetare, pa përjetuar domosdoshmërisht ndonjë nga gjendjet themelore, dhimbje, zemërim, apo emocion pozitiv.
Kjo rritje e kontrollit zanor, bëri të mundur që truri ynë të bëhej më kompleks, duke qenë në analizë të fundit jetik për zhvillimin e gjuhës. Por kjo gjithashtu na mundëson imitimet es vetëdijshme të së qeshurës (dhe vokalizime të tjera), duke siguruar një mjet mashtrues për të ngjallur artificialisht dhe zgjeruar lidhjet shoqërore – dhe kësisoj rritur shanset e mbijetesës.
Ideja se qeshja e vullnetshme ka gjithashtu ka një origjinë evolucionare, përforcohet nga prania e sjelljeve të ngjashme tek shimpanzetë e rritura, të cilat prodhojnë imitime të së qeshurës në kundërpërgjigje të të qeshura spontane të të tjerëve.
E qeshura e rreme si tek shimpanzetë ashtu edhe te njerëzit zhvillohet gjatë fëmijërisë, është akustikisht e dallueshme nga homologia e saj spontane, dhe i shërben të njëjtin funksion të lidhjes sociale. Sot, e qeshura spontane dhe ajo e vullnetshme, janë të përhapura në thuajse çdo aspekt të jetës njerëzore, si kur bëni shaka me një mik ose gjatë thashethemeve të sjellshme me një koleg. Megjithatë, ato janë të ngjashme në veshin e dëgjuesit.
E qeshura spontane karakterizohet nga një intonacion më i lartë, kohëzgjatje e shkurtër dhe intensitet i shkurtër i të qeshurës në krahasim me të qeshurat e vullnetshme. Hulumtuesit kohët e fundit dëshmuan se dëgjuesit njerëz mund të bëjnë dallimin ndërmjet dy llojeve të të qeshurës. Në mënyrë mahnitëse, ata gjithashtu treguan se nëse ju ngadalësoni dhe rregulloni intonacionin e të qeshurës së vullnetshme (për ta bërë atë më pak të njohshme) dëgjuesit mund ta dallojnë atë nga zërat e kafshëve, ndërsa s’mund të bëjnë të njëjtën gjë për të qeshurën spontane, struktura akustike e të cilës është shumë më e ngjashme me ekuivalentet e primatëve jo-njerëz.
Mik apo i huaj?
Është ky ndryshim i dëgjueshmërisë që është dëshmuar në studimin e Brajan dhe kolegëve të tij. Miqtë kanë më shumë gjasa të shkaktojnë të qeshura spontane, ndërsa të huajt të cilëve u mungon një lidhje e caktuar emocionale, kanë më shumë të ngjarë të prodhojnë të qeshura të vullnetshme. Fakti që ne mund t’i perceptojmë saktë këto dallime, nënkupton se e qeshura është në një farë mase një sinjal i ndershëm.
Në garën e pambarimtë evolutive të racave, strategjitë adaptive të mashtrimeve kanë prirjen për të bashkë-evoluojnë me strategjitë që e zbulojnë këtë mashtrim. Për këtë arsye, karakteristikat akustike të të qeshurit autentik, janë nxitje të dobishme për lidhjet mes statusit të pjesëtarëve të një grupi. Kjo është diçka që mund të ketë ndihmuar vendimmarrjen në të kaluarën tonë evolucionare.
Megjithatë, studimi gjeti se saktësia e gjykimit ishte mesatarisht vetëm 11 përqind më e lartë sesa fati. Pjesërisht ndoshta sepse disa të huaj mund të kenë prodhuar të qeshur spontane dhe disa miq atë të vullnetshme, por është e qartë se imitimi i të qeshurës autentike emocionale, është një mjet i vlefshëm trillues për lubrifikimin social.
Dikush ka nevojë vetëm të dëshmojë efektet ngjitëse të së qeshurës laboratorike për të parë se sa e vërtetë është kjo. Në realitetin kompleks të ndërveprimit social modern njerëzor, të qeshurat janë shpesh përzierje aromatike të llojeve spontane, dhe llojeve të errëta por të qeta e të vullnetshme, duke shtyrë me tej kufijtë.
Pavarësisht kësaj, qëllimi është i njëjtë dhe ne më shumë gjasa do e gjejmë veten duke u bërë themelues të asaj të cilën e ndajmë me një nënqeshje të çuditshme. Xhon Kliz tha dikur:”E qeshura ju lidh me njerëzit. Është pothuajse e pamundur të ruhet çdo lloj distance ose çfarëdolloj hierarkie sociale, kur ju thjesht po shkuleni së qeshuri”. Ai mund t’i ketë rënë problemit në kokë, edhe pse ne jemi duke e manipuluar atë.
Shënim: Jordan Raine është një studiues mbi Natyrën dhe Funksionimin e Joverbal Të Vokalizimit tek Njeriut në Universitetin Sussex në Britani.
“The Conversation” – Në shqip nga bota.al