Në datat 28 dhe 29 Maj 2016, Ora 20.00 vihen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletiti “MONGER”, një balet nga Barak Marshall që zgjat një orë.
MONGER (emër “negociator, tregëtar” ose folje “shes, shitem”)
I thellë, me skena dramatike surreale dhe lëvizje atletike…kështu mund të përshkruhet baleti Monger nga Barak Marshall. Dramatikisht provokativ dhe argëtues “Monger” shkrin baletin kontemporan, tepër origjinal të Barak Marshall me dialogun me nota të larta humori. Struktura narrative e pjesës është marrë nga disa burime përfshirë edhe pjesën teatrale të Jean Genet “The Maids” si dhe nga jeta e puna e Bruno Shultz.
Kjo është historia e disa shërbyesve të cilët e gjejnë veten të izoluar në bodrumin e shtëpisë së një zonje abusive. Vetë zonja nuk shfaqet asnjëherë në skenë por simbolizohet nga një zile e cila tingëllon duke vënë në lëvizje shërbyesit sipas dëshirës së saj. Lufta për të mbijetuar ngre çështje të pushtetit, vullnetit të lirë dhe kompromisit.
Ky krijim, ka një kombinim të muzikës nga Balkan Beat Box, tek Handel, Verdi dhe The Yiddish Radio Project.
E porositur nga Qendra Suzanne Dellal, ky balet me elementë të theksuar teatralë është vënë për herë të parë në skenë në vitin 2008 e më pas duke hapur Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tel Aviv.
KUSH ESHTE BARAK
Lindur dhe rritur në Los Angeles, Barak Marshall është djali i koroegrafes së njohur, yllit të Kompanisë së Baletit Inbal, Margalit Oved. Edhe pse i hyrë aksidentalisht në botën e baletit në vitin 1995, ai u dallua thuajse menjëherë si një nga zërat më unikë dhe inovativë në Izrael. Krijimi i tij i parë “Aunt Leah” është vlerësuar me çmim të parë në një kompeticion të rëndësishëm të organizuar nga qendra Suzanne Dellal. Një tjetër krijim i tij ‘Emma Goldman’s Ëedding’, u përzgjodh për të marrë pjesë në një tjetër konkurs ndërkombëtar koreografie të zhvilluar në Paris ku rrëmbeu çmimin e parë, çmimin e autorit, çmimin Bonnie Byrd dhe atë ADAMI. Kompania e tij e baletit ka zhvilluar një turne të gjerë në Europë ku përfshihen performanca në Bienalen e Baletit të Lionit, Festivalin e vallëzimit në Hollandë, Teatrin e Bastijës në Paris, dhe në Shtëpinë e Kulturës në Berlin.
Në 1999, Barak u vendos në krye të kompanisë së baletit Bat Sheva. Ai krijoi koreografi të shumta për këtë kompani edhe për sektorin e të rinjve dhe për atë të të rriturve deri në 2001 ku për shkak të një dëmtimi të rëndë të këmbës ai u tërhoq nga baleti. Në 2008 atij ju kërkua që të krijonte një koreografi për Qëndrën Suzanne Dellal dhe ai krijoi ‘Monger’—puna e tij e parë pas 7 viteve shkëputje. Pas një viti e njëjta qëndër porositi një tjetër krijim dhe erdhi ‘Rooster’, një krijim për 12 balerinë, një këngëtar lirik dhe me pjesmarrjen e të ëmës, Margalit Oved. Në 2011 ai solli baletin ‘Ëonderland”.
Barak ka krijuar koroegrafi edhe për kompani të ndryshme baleti në të gjithë botën ku mund të përmendim Les Ballets Jazz de Montreal, Ballet Rambert, Cisne Negro, Bodytraffic dhe Ballet Junior de Genève. Në 2012 ai mori një porosi nga Gustavo Dudamel dhe Filharmonia e Los Angeles për të krijuar një pjesë me muzikë nga John Adams për një Mbrëmje Gala.
Që prej 2008-ës krijimet e Barak Marshall janë prezantuar mbi 1000 herë në Izrael, Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut ku përfshihen performanca në Montepellier Danse, Sadler’s Ëells, Maison de la Danse, Joyce Theater, Banff Centre, Holland Dance Festival, Sibiu Festival, Edinburgh Festival Theatre, Annenberg Center, Ëhite Bird, Place des Artes de Montreal, Dance Umbrella UK, Jacob’s Pilloë, Sëitzerland’s STEPS Festival dhe Diana Vishneva Festival në Moskë.
Në vitin 2011 ai është vlrësuar me çmim të parë për punën e tij nga Fondacioni Joyce. Gjithashtu ai ka marrë çmimin Lester Horton për krijime koroegrafike të shkëlqyera dhe ka përfituar edhe një grant për një produksion të ri muzikor së bashku me Margalit Oved dhe Balkan Beat Box.
Barak njihet edhe si këngëtar, kryesisht i motiveve të Lindjes së mesme dhe muzikës klasike. Ai ka interpretuar si solist me grupet Yo-Yo Ma dhe the Silk Road Project. Barak ka studiuar për Teori Sociale dhe Filozofi në universitetin e Harvard-it dhe koha e tij ndahet midis Tel Aviv dhe Los Angeles.
TË DHËNA
As/Koreograf: Yoav Grinberg dhe Inbar Nemirovsky
Ndriçimi: Yacov Beresy
Kostumet: Elva Bella
Asistente në prova: Alisa Gjoni, Rovena Shqevi
Music: Collage—Taraf de Haidouk, Balkan Beat Box, The Yiddish Radio Project, Margalit Oved, Shye Ben Tzur, Shandor, Handel, Verdi, Tommy Dorsey, Terry Hall, Ray Noble, Goran Bregovic
Përzgjedhja e Muzikës: Giori Politi dhe Barak Marshall
Këshilltar Teatral: Ariel Ashbel, Producent: Sigal Cohen, Foto: Gadi Dagon
Interpretojnë: Loreta Bala, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Amela Prifti, Livia Lara, Tea Ajazi, Fjoralba Zere Dion Gjinika, Julind Dervishi, Besi Skura, Andi Vrapi, Kristi Dalipi, Kristi Dushmani, Anxhelo Muçollari, Erald Zela.