…pasqyrë ose kronikë e një dashurie të mundur

Edvin Kukunja

një hap
një pasqyrë
nuk është jo fytyrë
nuk ka peshë
është pasqyrë

një fjalë
një pasqyrë
krahu pret ajrin
copëzat bien mbi tokë
është pasqyrë
thërrimza pasqyre

the big fat guy
me engjëllin në krah
e puth me buzët e tij që ngjisin
ajo është pasqyrë
përtej
humbëtirë

bardhësitë thyhen
përplasen mbi pasqyrë
pasqyra fytyra
e hajdutit të kohës
mund të vidhet e nesërmja
mund të vidhet e ardhmja
e tashmja është pasqyrë
mund të shohësh përtej saj

dhe vjen një vajzë
buzëqesh dhe kalon përtej pasqyrës
të fton ta ndjekësh
por nuk mundesh
ashtu siç je
rrethuar prej pasqyrash
pasqyra në sy
në buzë
në duar e këmbë
në mendje në gjoks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *