Artan Shkreli: Reja e Fujimotos, mrekulli që ndodhet në Tiranë

Atkitekti Artan Shkreli, njëherësh edhe këshilltar e kryeministrit Edi Rama, ka vlerësuar vendosjen në Tiranë të veprës “Reja” nga Sou Fujimoto. Vepra e marrë nga Serpentine Gallery në Londër ka zënë vend para Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ja komenti i Shkrelit:
REJA – mrekulli që sot ndodhet në Tiranë!
Një vepër e rrallë arti. Dinamika e brendshme e saj, që shoqëron lëvizjen e kundruesit, është mbresuese… Loja e perspektivës modulare, që dendëson dhe rrallon azhurin metalik deri në tretjen e tij të plotë, është thjesht magjí.
Nga eksperienca personale që pata, sugjeroj këqyrjen, në lëvizje, por nga ana e Galerisë dhe jo nga bulevardi, pasi kështu “reja” nuk interferon me ndërtesën që përndryshe prish ritmikën e brendshme të veprës. Vepër e komplikuar, mes ëndrrës, artit, teknikës dhe arkitekturës që duhet parë e riparë, e riparë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *