Ne dhe koha e frustrimit, që fatlumët e quajnë Belle Epoque

Periudha para Luftës së Parë Botërore shenjohej nga pabarazia, terrorizmi, e pakënaqësia me demokracinë? Ju duket histori e dëgjuar, pyet Foreign Policy? Në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore libra, artikuj dhe ngjarje janë folur për vlerat dhe fitoren. Por përtej sentimentalizmave, ka realitete të vështira dhe leksionet per demokracinë që nuk aplikohen. Ka shumë ngjashmëri me vitet 1890. Koha jonë u ngjan të tyres. Koha para luftës së Parë Botërore ishte kohë Frustimi.
U quajt Belle Époque nga ata fatlumë që ishin të pasurit e Europës- një kohë e kapeleve dhe shëtitjeve.
Por historiania Barbara Tuchman kujton se ajo kohë qe koha e “nuhatjes së djegjes” në ajër.
Ishte koha kur u rrit kriza në politikën e jashtme. Pati emergjenca si Kriza e Venezuelës 1895, ajo marokene 1905 madje edhe lufta e spanjollëve të Amerikës, ngjarje të ashpra që zunë kryetitujt për një ditë, pastaj u dukën jodomethënëse.

Krizat e menjëhershme u ndoqën nga probleme ekonomike. Kishte një diferencë të madhe mes të varfërve e të pasurve.
Qytete me të papunë, te pashpresë dhe të rrezikshëm. Pabarazia bëri që te kishte kohë të paqëndrueshme. Në politikë, kishte shenja shqetësuese dhe tendenca vetëshkatërruese.
Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA u mbështollën nga kriza kombëtare.
Shkrimtari gjerman Thomas Mann e pa paqen si”korrupsion civil” dhe pyeste veten nëse lufta mund të ishte “purifikim, liri dhe një shpresë e madhe”.
A nuk duket ky frystim shumë familjar?
Secili kush i asaj kohe është edhe në kohën tonë: marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomike, sociale dhe dhuna.
Tashmë është Irani, Gaza, Ukraina, Siria dhe lindja e ISIS. Ka një besim të kudogjendur se politika dominohet nga paraja dhe të pasurit. Ne në perendim jetojmë në një kohë kur përgjigja ndaj thyerjeve të rregullavr sociale janë si në epokën Viktoriane. Figurat e sportit e kanë humbur punën për shkak te akuzave apo veprimeve fyese. Fushatat per pabarazi rezultojnë të jenë intolerante.

Shtypja e gayve në Rusi ose në vendet islamike reflektojnë  tirani
Si në Belle Époque, ka pasur rritje të akteve të dhunës. Ekstremizmi modern është fokusuar në vrasjen e civilëve jo të liderve. Por ngjashmëritë janë tek: frustrimi dhe dëshira për të derdhur gjak.
Reformat demokratike mund të mos jenë të mjaftueshme për inatin dhe frustrimin në rritje. Mbase emocionet njerëzore enden në valë te boshta dhe mbase ky është momenti kur as reformat nuk mund të bëjnë gjë.
Por  mes demokracisë, revolucionit dhe luftës, demokracia është më e sigurta dbe mbase edhe “shpresa jonë e fundit”./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *