E mori! Ermonela Jaho është me e mura në botë! Sapo ju dha çmini nga International Opera Awards. Më në fund një soprano shqiptare fiton Oskarin e Operas. Gëzoni me mua njerëz!
Ky ka qenë postimi i vellait të sopranos shqiptare me famë dhe sukses ndërkombëtar. Ai konfirmon kështu që artistja është shpallur sopranoja më e mirë e vitit. Prej kohësh International Opera Awards kishte hapur votimet ku kushdo mund të votonte sopranon e tij te preferuar.
Kur Ermonela Jaho u nominua nga International Opera Awards ne Readers’Award u be e qarte se fituesi percaktohej prej mbledhjes se votave nga bota mbare. Konkurente te Ermoneles qene figura te shquara te artit rus dhe italian.
Nese kthehemi pas ne kohe kuptojme qe ky vit ka qene viti i Ermoneles. Interpretimet e saj kane marre vemendjen dhe kritikat pozitive te mediave te medha nderkombetare si The Guardian, The telegraph,The Finantial times, Standard etj, ndersa ajo ka interpretuar ne Royal Opera House ne Britani por edhe ne SHBA.
“Te shikosh nje artist te rritet dhe zhvillohet brenda nje rroli eshte nje nga aspektet me shperblyese te ketij profesioni, dhe ndersa Ermonela Jaho ishte impresionuese rradhes qe kaloi, ketu ajo ishte thjesht sensacionale. Zeri eshte shume me ne kontroll, dhe tingulli qe ajo prodhon eshte i shkelqyer qe nga maja deri ne thellesi. Figura e saj e vogel e kombinuar me interpretimin e saj ekstrem intens te rrolit perben nje nga shfaqjet emocionalisht me thermuese qe ka bekuar kete skene nder vite – ishte asgje me pak sesa nje triumph. Ajo drejtesisht i meritoi ovacionet bubulluese ne perden e fundit. Me nje trupe jashtezakonisht mbeshtetese qe perfshinte Ann Larson si princeshen zemergur, kjo ishte nje ore teatri muzikor qe do te jetoje gjate ne kujtese”, kane shkruar per te.