“Sonte do të luajmë pa tekst” në Teatrin Kombëtar

“Sonte do të luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello, vjen së shpejti, për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar!
“Çdo mbrëmje improvizohet, pasi është e pamundur të luhet ndryshe, pasi fjala e shkruar e autorit mbetet e shkruar, por në gojën e aktorëve merr një tjetër vlerë, thotë një tjetër gjë. Tek e fundit, vepra e autorit njihet në një libër, në teatër njihet puna e aktorëve, që duke e shfaqur një vepër, e rikrijojnë atë çdo natë, sipas mënyrës së tyre.”

Premiera më e re në Teatrin Kombëtar. Vjen në dt. 20-21-22 Maj, ora 19:00, “Sonte do të luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello. Regjia: Driada Dervishi. Skenografia: Driada Dervishi/ Desantila Lika. Kostumografe: Desantila Lika. Me aktorë: Dritan Borici, Adelina Muca, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Olta Daku, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi dhe me pjesemarrjen e Yllka Mujo.

Koreograf: Elton Cefa.

Muzika: Sokol Hidersha dhe Metila Dervishi.

Fizarmonika: Elton Balla.

Balerinë: Frenki Ziaj, Mateo Nushi, Evisa Lazri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *