Mbyllet edicioni i 8-të i Aulona Folk Festival

Mbyllet edicioni i 8-të i Aulona Folk Festival që u mbajt në qytetin turistik bregdetar të Vlorës.

Vlora ky qytet magjik ka çelur këto ditë Sezonin Turistik Veror me një seri aktivitete organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me operatorët turistik dhe grupime artistike të folklorit tradicional.

Pikërisht mbrëmë u mbyll edicioni i 8-të i Aulona Folk Festival, i cili u mbajt nga data 12 maj deri në datën 14 maj, ku për tre ditë me radhë pedonalja në qendër të Sheshit Pavarësia dhe përbri shtatores monumentale të Babait të kombit Ismal Qemal Vlorës, grupet folklorike ardhur nga Italia, Polonia, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria interpretuan vallet dhe këngët e popujve.

Skela e Vlorës gjëmoi për tre ditë me radhë nga mjeshtëria e kërcimtarëve popullor, ku toka u drodh nënë këmbët e tyre dhe entuziazmi dhe hareja mbuloi gjirin mahnitës të Vlorës e u shpërnda si jehonë anë e këndë Mesdheut të lashtë.

Evenimenti organizohej nga Qendra Kulturore Aulona e drejtuar nga i palodhuri, entuziasti dhe këmbëngulësi Sejmen Gjokoli ,mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe personalisht nga Kryetari i saj Dr. Dritan Leli, i cili ishte edhe President nderi i edicionit të 8-të Aulona Folk Fesdtival. Por edhe nga Ministria e Kulturës, Dhoma e Tregtisë dhe ente të tjera private.

Në përfundim të festivalit u ngjit në skenë Drejtori Artistik i Aulona Folk Festival Akademiku Vaso Tole, i cili ftoi për ti dorëzuar Kupën e festivalit ansamblit më të mirë Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dr. Dritan Leli. që u mbajt në qytetin turistik bregdetar të Vlorës.

Vlora pat çelur këto ditë Sezonin Turistik Veror me një seri aktivitetesh organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me operatorët turistik dhe grupime artistike të folklorit tradicional.

Pikërisht mbrëmë u mbyll edicioni i 8-të i Aulona Folk Festival, i cili u mbajt nga data 12 maj deri në datën 14 maj, ku për tri ditë me radhë pedonalja në qendër të Sheshit Pavarësia dhe përbri shtatores monumentale të Ismal Qemal Vlorës, grupet folklorike ardhur nga Italia, Polonia, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria interpretuan vallet dhe këngët e popujve.

Skela e Vlorës ndoqi për tri ditë me radhë mjeshtërinë e kërcimtarëve popullorë ku toka u drodh nënë këmbët e tyre dhe entuziazmi dhe hareja mbuloi gjirin mahnitës të Vlorës e u shpërnda si jehonë anë e këndë Mesdheut të lashtë.

Evenimenti organizohej nga Qendra Kulturore Aulona e drejtuar nga i palodhuri, entuziasti dhe këmbëngulësi Sejmen Gjokoli, mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe personalisht nga Kryetari i saj Dritan Leli, i cili ishte edhe President nderi i edicionit të 8-të Aulona Folk Fesdtival. Por edhe nga Ministria e Kulturës, Dhoma e Tregtisë dhe ente të tjera private.

Në përfundim të festivalit u ngjit në skenë Drejtori Artistik i Aulona Folk Festival Akademiku Vaso Tole, i cili ftoi për ti dorëzuar Kupën e festivalit ansamblit më të mirë Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *