Kostandin Kavafis
Fort i përngjet, kjo gdhendje
e imët krejt si ai është.
Bërë me një frymë mbi direk;
buzëmbrëmje magjepse.
Deti Jon rreth nesh.
I ngjet atij. E ndërmend të pashëm.
Der’ në çmendi – ishte aq i ndjeshëm,
çka i ndriste shprehinë.
I pashëm, më dukej,
tash që fryma ime e thërret, prej Kohës.
Prej Kohës. Gjitha janë vjetruar.
Gjurma, anija dhe buzëmbrëmja.”
Në shqip: Edon Qesari