Është një paradoks: A nuk duhet të jenë më të kompletuarit pikërisht njerëzit e zgjuar që dinë se si të bëjnë zgjedhje që të maksimalizojnë kënaqësitë? Ka tri gjëra, që janë nevoja themelore për çdokënd për tu ndjerë të kënaqur, e që sipas letërsisë janë përbërësit kryesorë për lumturinë: marrëdhëniet kuptimplota shoqërore, të ndjerit mirë në çdo gjë që bën ose se si e shpenzon ditën dhe të kesh lirinë për të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Megjithatë, hulumtimet mbi lumturinë ka vënë në dukje edhe diçka tjetër më pak të dukshme: duke qenë të mirarsimuar, më të pasur, ose më të plotësuar nuk parashikohet doemos lumturia e dikujt. Në fakt, mundet që e gjithë kjo të tregojë se ka më shumë pakënaqësi për jetën, ose ndryshe më pak kënaqësi në jetë. Kjo gjetje e dytë është misteri që Raj Raghunathan, profesor i marketingut në Universitetin e Teksasit, në Shkollën e Biznesit Mccmbs Austin, përpiqet të tregojë e të shpejgojë në librin e tij të “Nëse jeni i zgjuar, pse nuk jeni i lumtur”? Shkrimet e Raghunathan futen në kategorinë e vetëndihmës, por përkushtimi i tij për kërkime shkencore shërben edhe për anë të tjera. “Nëse ju keni një rritje(rroge ose pozicioni) të madhe këtë muaj, ju mund të jeni i lumtur për një muaj, dy muaj, ndoshta gjashtë muaj. Por pas kësaj, ju do të mësoheni me rritjen dhe do të doni diçka tjetër më të madhe në mënyrë që të mbani nivelin e lumturisë. Te shumë njerëz ju mund të shihni se kjo nuk shërben si burim i qëndrueshëm i lumturisë”, ka thënë Raj Raghunathan. Sipas tij, ne sheosh fokusohemi tek gjërat negative. “Në të njëjtën kohë, ne kemi të vështirë të kërkojmë një ndjenjë lumturie. Në fund të fundit, ajo që ne kemi nevojë për të qenë të lumtur është diçka e thjeshtë. Ajo kërkon që ne të gjejmë dhe të bëjmë diçka që na duket kuptimplotë. Fëmijët janë shumë të mirë në këtë pjesë. Ata nuk merren me gjëra të tjera. Ata merren me gjëra që vërtetë u sjellin atyre kënaqësi. Në librin tim unë flas, për çastin kur i kemi marrë djalit tim një makinë të vogël kur ai ishte rreth 3 vjeç, për shkak se ai e pa një fqinj që kishtë një makinë të tillë. Ai u mor me makinën për rreth tre ditë. Pas kësaj ai donte të lunate me kutinë në të cilën erdhi makina. Ajo ishte vetëm një kuti. Ai nuk e kishte fare idenë se makina kushtonte më shumë, apo nëse ishte më e vlefshme ose më avancuar teknologjikisht. Ai futej në kuti sepse kishet parë një personazh në televizor që jetonte brenda një kuti. Ai donte atë jetë për veten./Pasqyre.al