Një gafë me shpjegimin e fjalës Pashkë është kritikuar nga gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli dhe Dom Gjergj Meta. Bëhet fjalë për fjalorin zyrtar të hartuar nga Instituti i Gjuhësisë së Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
Në foto shihet fjala e shpjeguar ndërsa më poshtë reagimet e Shamkut e Dom Gjergjit
Ledi Shamku-Shkreli
Me duket sikur po shoh filmin “Fije që priten”, vecse në fund te filmit, fijet nuk priten! Vëreni këtu çka njofton dom Gjergji. Vereni SA E RËNDË eshte kjo!
Sikur te ishte vetem “idiotllek qarkullues”, do kishte qene e rende. Por nuk eshte vec ashtu, ndaj eshte e tmerrshme: Fjalori në rrjet eshte zyrtar. Eshte “frut” (he ç’frut!) i bashkepunimit mes Institutit te Gjuhesise ne Tirane dhe homologut te tij ne Prishtine. Te rakorduar keta nga qendra QEP (qendra per edukim e promovim) e cila asokohe kishte software-t qe Tirana s’i kishte. Por sigurisht qendra s’ka asnje faj per kete. Faji u mbetet krejtesisht Institucioneve.
Gjuhesia mbetet bastioni i fundit i padekomunistizuar ne kete vendin tone!
Dom Gjergj Meta
Imagjinoni pak qe sot femijet dhe nxenesit formohen nga interneti dhe rastesisht kerkojne fjalen “Pashkë” dhe ju del nje gje e tille si ne foto… Ketu jo femijet, po mesimin e fese duhet ta bejne perpara ata qe merren me edukimin e femijeve…Po nejse gjykojeni vete idiotllekun qe qarkullon sot neper internet.
Ky eshte nje fjalor qe duket se eshte perpiluar me bashkepunimin e Institutit te Gjuhesise te Tiranes dhe atij te Kosoves.
Kostallari dhe shoke vazhdojne e mbijetojne ne eren e informatikes…