Dita e vdekjes së mjeshtrit/ Alfred Hitchcock: Jam plot frikëra, por një hero nuk i bën dot filmat e mi!

Ka realizuar filma si: “Psicho”, “The birds”, “Vertigo”, “Rear window”, “Rebecca”, “Marnie”, “Suspicion”, “Shadow of a Doubt”, “Notorious”, “Family Plot” dhe ka fituar disa çmime Oscar, Golden Globe dhe BAFTA.
“Jam plot me frikëra dhe bëj më të mirën time për të shmangur vështirësitë dhe komplikimet. Dua që çdo gjë rreth meje të jetë e qartë si një Kristal dhe tërësisht e qetë”. Kjo është një prej deklaratave të një prej njerëzve më të njohur të kienmasë botërore. Dita e sotme shënon ndarjen e tij nga jeta. Më 29 prill 1980 u shua Alfred Hitchcock, regjisori i famshëm britanik, producent filmash dhe regjisori i filmit “Psicho”. Ishte një film që revoltoi censurën, tmerroi publikun dhe bëri që kritikët e filmit të jepnin dorëheqje me neveri. Megjithatë tani rezulton se “Psycho” mund të jetë keqkuptuar tragjikisht, madje rezulton edhe si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ai është filmi i regjisori të njohur Alfred Hitchkcock, i cili shënon sot përvjetorin e vdekjes.
“Fati është gjithçka… Fati im i madh në jetë ishte që isha i frikësuar. Jam me fat që kam qenë një frikacak, sepse një hero nuk mund të bëjë një film të mirë mbi pezullin”, ka thënë ai. Sa i takon filmit “Psicho” ai qe shprehur se e ka shikuar atë si komedi. “Përmbajtja ishte mjaft zbavitëse unë e ndjeva se kjo ishte një shaka e madhe”, shpjegon Hitchcock në kasetën e re të zbuluar nga arkivat e BBC. “Isha i tmerruar kur zbulova se disa njerëz madje e kishin marr seriozisht”. Komentet e Hitchckock tregojnë korrikun e vitit 1964, katër vite pas daljes së “Psycho”.
“(Psycho), kishte qëllim që t’i bënte njerëzit të ulërisnin dhe të bërtisnin”, shprehej regjisori. Gjerësisht i njohur si filmi më i mirë dhe më shokues i Hitchcockut, “Psycho” vishet me tregimin komik të një hajduti (Janet Leigh), i cili kontrollon një motel të largët në pronësi nga një njeri i sunduar nga gruaja e tij e re që e do nënën e tij të sëmurë (Anthony Perkins). Historia e prapaskenave është dokumentuar në dramën “Hitchcock” ku luajnë Anthony Hopkins dhe Scralet Johansson, i cili ka dalë në kinematë britanike vitet e fundit. “Gjithmonë bëje audiencën të vuajë sa më shumë të jetë e mundur”, thoshet ai.
Sir Alfred Joseph Hitchcock, ka lindur më 13 August 1899 dhe ka vdekur më 29 prill 1980 i njohur ndryshe si “The Master of Suspense”.
Lufta
Alfred Hitchcock ka xhiruar një film për mizoritë e nazistëve dhe kampet e përqendrimit ndërsa në fund të të Luftës II Botërore ai ka punuar për forcat aleate. Në vitin 1944, ai u xhiroi për herë të parë me porosi të Ministrisë së Informacionit në Londër dy filma gjysmëorësh që ishin të destinuar posaçërisht për audiencën franceze. “Bon Voyage” dhe “Aventure Malgache” ishin filma të shkurtër artistikë që kishin si synim të forconin rezistencën e franceze kundër trupave gjermane./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *