“Do vij dhe do lidhem me zinxhirë që të mos ndërtohet Arena Kombëtare”. Ky ka qenë reagimi i arkitektit të njohur italian Paolo di Nardo, sapo ka parë projektin e stadiumit që pritet të ndërtohet në Tiranë.
Këtë shpërthim kundër të arkitektit italian e bëri publik arkitekti Artan Raça, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në “Ora News”.
Sipas Raçës, projekti i propozuar për stadiumin e ri nuk duhet të realizohet aty ku sot qëndron “Qemal Stafa”, pasi kjo do të shkatërronte jo vetëm sheshet “Italia” dhe “Nënë Tereza”, por të gjithë qendrën e kryeqytetit.
Arkitekti theksoi se, nëse do të hapet një konkurs, do ketë dhjetëra propozime për ta rikthyer stadiumin “Qemal Stafa” në qendër multifunksionale, por duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë.