Artistët që lanë artin për fenë

 

Këta janë artistet që për fe lanë profesionin. Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton kanë qenë arsye që disa artistë kosovarë braktisën profesionet e tyre.

Magazina.al ju sjellë emrat e atyre që u shkëputen ose u distancuan nga arti për shkak të besimit.

Ferki Shala

Para disa viteve, vokalisti i grupit “TNT”, Ferki Shala u largua nga muzika duke iu përkushtuar fesë. Edhe pse ka qenë i njohur për konsumimin e tepërt të alkoolit, ish këngëtari vendosi që të kthehet, siç thotë ai, në rrugë të Allahut. Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtaritë devotshëm, sipas Sunnetit të Muhammedit, alejhi selam.

Adem Ramadani

Ndoshta e mbani mend Adem Ramadanin kur këndonte këngë dashurie. Tash këndon vetëm ilahi. Për më tepër ai kur la muzikën argëtuese, kishte kërkuar që më mos të dëgjohen këngët e tij, ndërsa ata që kishin kaseta ose CD, t’i hidhnin ato.

Hasan Murseli

I njohur si Mixha Bibë dikur humoristi më i preferuar i “Përrallë me Tupan”, më nuk merret me aktrim. Madje ai është penduar për atë kohë. Ish aktori, është martuar dhe ka krijuar familje, shkruan Magazina.al

Enis Presheva

Edhe producenti dhe kompozitori i njohur Enis Presheva ka lënë muzikën për fe. Autori i shumë hiteve të mëdha u ka besuar interpretimeve të fesë Islame që thonës se muzika “haram”. Këtu bëjnë përjashtim ilahitë.

Xuxi njihet si këngëtar i suksesshëm dhe gjithashtu prezantues në radio. Ai i kryen me përpikëri obligimet e fesë dhe ka lenë anash muzikën. Ai edhe pse duket shumë modern në pamje, aii është tradicional dhe fetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *