“Po të isha Ministër Rendi, do kërciste druri në kurrizin e atyre që e kanë bërë shqipen çamçakëz”

Gjithnjë e më tepër syri të sheh deformime të gjuhës shqipe, aq sa shpesh gjuhëtarët me dhimbje shprehen se jemi në kufijtë e analfabetizmit.  Gjithnjë dhemb fakti i trishtë, i njerëzve që nuk njohin dhe as nuk zbatojnë rregullat bazike të gjuhës. Interenti po ashtu ka luajtur një rol të frikshëm në keqpërdorimin e fjalëve, e njëkohësisht duke zbuluar injorancën masive të njohjes së gjuhës së nënës.

Romeo Çollaku, përkthyesi i njohur në Facebook-un e tij shkruan se po të ishte Ministër Rendi, do kërciste druri në kurrizin e atyre që e kanë bërë shqipen çamçkazë e shkarpë.

“Vetëm një muaj po të isha ministër rendi, do kërciste druri në kurrizin e atyre që e kanë bërë shqipen çamçakëz; do rriheshin keq ama, do rriheshin rëndë.

Kurse ata që e kanë bërë shqipen shkarpë, do hanin drurin e vitit në qelitë e komisariatit”, shkruan Çollaku./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *