Agim Vinca promovon “Une cloche à ton cou” në Tiranë

Libri “Une cloche à ton cou” i Agim Vincës, eshte nje botim dygjuhësh: shqip-frëngjisht me dyzetë poezi, të përkthyera nga Aleksandër Zoto. Në kuadër të “Kalendarit të Përbashkët Kulturor” Kosovë-Shqipëri, në Tiranë, më 29 prill në ora 12:00 do të bëhet përurimi i librit të poetit Agim Vinca “Une cloche à ton cou” (Kambanë në qafë), botuar nga “Édition du Petit Véhicule”, Nantes (Nantë), Francë.

Libri është botim dygjuhësh: shqip-frëngjisht dhe përmban dyzetë poezi, të cilat vijnë të përkthyera nga Aleksandër Zoto.

Përurimi i librit do të zhvillohet në mjediset e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, përgjatë të cilit do të flasin përkthyesi Aleksandër Zoto, shkrimtari Besnik Mustafaj si dhe studiuesja Feride Papleka. Nderkohe aktorë të Teatrit Kombëtar do të recitojnë poezi nga libri në shqip dhe në frëngjisht

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtine/ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *