Në vijim të nismave të ndërmarra për mbështetjen dhe promovimin e letërsisë shqipe jashtë vendit si hartimi iFaqes në internet të veprave të letërisë shqipe bashkëkohore në gjuhën angleze, hartimi i Katalogut të autorëve shqiptarë në gjuhën angleze, mbështetja e procesit krijues të autorëve shqiptarë, Ministria e Kulturës hap për herë të parë Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj.
Ky fond synon mbështetjen e përkthimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë shqipe bashkëkohore që kanë tashmë një kontratë botimi me shtëpi botuese të huaja.
Afati i aplikimit është nga data 23 prill 2016 deri më 23 maj 2016, ora 14.00.
Informacion i përgjithshëm
– Aplikimi duhet të bëhet nga Botuesi i huaj, që është i pajisur me një liçensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
-Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.
– Botuesi duhet të paraqesë gjithashtu dhe kontratën e lidhur me përkthyesin.
– Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë dypalëshe me botuesin.
– Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon botuesit.
Aplikuesi
Aplikuesi:
Kontakti:
Adresa e plotë:
Telefon:
Faks:
E-mail:
Libri origjinal
Gjuha nga përkthehet:
Titulli i veprës:
Autori:
Zhanri:
Botuesi (i veprës origjinale):
Vendi i botimit:
Viti i botimit të parë:
Statusi i të drejtës së përkthimit
Numri i faqeve:
Tirazhi i botimit:
Çmimi për kopje:
Afati i parashikuar për botimin në shqip:
Përkthyesi
CV (e përkthyesit):
Adresa:
Tel / Cel:
E-mail:
KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
Përkthimi i pjesshëm ose i plotë i veprës.
-Fondi i përkthimeve letrare që ka krijuar Ministria e Kulturës për vitin 2016 mbështet përkthime të letërsisë artistike nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.
– Kufiri i financimit nga MK për një aplikim nuk mund të jetë më shumë se 300 000 lekë, pavarësisht numrit të faqeve të librit që është përzgjedhur nga MK.
Në aplikim të përfshihen edhe kërkesat e mëposhtme (të detyrueshme):
– një katalog botimesh i kohëve të fundit (i printuar ose në formë elektronike)
– një provë përkthimi prej pesëmbëdhjetë (15) faqesh prozë së bashku me fotokopjet e faqeve në gjuhën origjinale ose gjashtë (6) poezi së bashku me fotokopje të faqeve në gjuhën origjinale;
– autorizimi për të drejtën e botimit të përkthimit (kontrata ose leja në parim nëse kontrata është në proces e sipër).
Udhëzim për aplikantin
– Teksti duhet të përkthehet nga gjuha origjinale
– Teksti duhet të përkthehet dhe dorëzohet në Ministrinë e Kulturës brenda datës 23 maj, 2016.
Ministria e Kulturë angazhohet për të parandaluar çdo keqpërdorim, abuzim apo kopjim të tekstit të përkthyer
– Aplikuesi duhet të tregojë nëse ka aplikuar apo ka siguruar mbështetje financiare nga burime të tjera.
– Prova e përkthimit do të shqyrtohet nga një ekspert i fushës. Drejtoria përkatëse ka përgjegjësinë për ruajtjen e anonimatit për palët e ndërsjellta gjatë procesit të shqyrtimit.