Ermir Abeshi e Merita Rexha hapim Remusica me Bethoven

Violinisti Ermir Abeshi dhe pianistja Merita ReXha Tershana hapin edicionin e 15-të të ReMusica me sonatën e Bethovenit dhe Cesar Franck me 6 maj në Prishtine.
Ermir Abeshi është finalist i Konkursit Ndërkombëtar për Violinë “Queen Elisabeth” në Bruksel dhe fitues i Çmimit të Dytë në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës “Lipizer”në Gorizia (Itali). Abeshi ka performuar si solist me Orkestrën Kombëtare të Belgjikës, në prestigjozin Palais des Beaux-Arts në Bruksel drejtuar nga Gilbert Varga, pastaj me Orkestrën Royal de Chambre du Wallonie, me Brussels Philharmonic Orchestra, duke debutuar në sallen prestigjoze të konservatorit të Brukselit, me Tefken Symphony Orchestra të Stambollit dhe Orkestrat Simfonike Rumune të Ploietsi dhe Bacau nën drejtimin e Ovidiu Balan.
I përkushtuar shumë ndaj muzikës së dhomës, ai performon në një sërë formacionesh muzikore nga duo në kuintet. Ka bashkëpunuar me shumë muzikantë, si violinistët hebre Shlomo Mintz dhe Dora Schwarzberg, pianistin gjerman Thomas Hoppe, pianistën shqipëtare Merita Rexha Tërshana dhe pianistët italian Enrico Pace dhe Valentina Messa.
Ermiri është fitues i bursës nga fondacioni CRT dhe Associazione DeSono në Torino, Itali.

Merita Rexha TËRSHANA është një nga pianistet më aktive dhe të suksesshme në skenën muzikore shqiptare. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas ka ndjekur disa kurse specializimi në Gjermani me pianistë e profesorë të njohur si Paul Badura-Škoda në Schleswig-Holstein Musik Festival, me Till Engel në Folkwang Hochschule Essen, etj.
Është fituese e disa çmimeve në Tiranë, si Interpretuesja më e mirë në Festivalin “Ditët e muzikës së re shqiptare”, dhënë nga një juri e kryesuar nga kompozitori francez George Boeff, është nominuar 6 herë për çmimin e përvitshëm Kult që jepet nga Akademia Kult si Interpretuesja e vitit, dhe e ka fituar këtë çmim në vitin 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *