Princi është ndare nga jeta në moshën 57-vjeçare shkruan TMZ që raporton se artiati është gjetur në shtëpinë e tij në Paisley Park. Sajti amerikan shton se bëhet fjalë për një aksident por shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende publike.
Këngëtari emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson është dërguar në spital javën e shkuar me 15 prill për shkak të një emergjence por ditën më pas ai siguroi fansat se bëhej fjalë për grip të fortë. Policia nuk ka pranuar ende të jape shkaqet e ngjarjes ndërsa pak kohë me pare ishte njoftuar botimi i kujtimeve te tij.