Qyteti i përçarë mes meje e teje

Yehuda Amichai

“S’di nëse historia përsërit vetveten
por jam i bindur se ti aspak.

Më kujtohet kur qyteti ishte i përçarë
jo vetëm mes arabëve dhe çifutëve
por dhe mes meje e teje.
N’atë kohë ne ishim bashkë.

U shndëruam në një bark që pjell veç kanosje
i ngritëm vetes një strehë mortore
si njerëzit e veriut të thellë
që vetes i ngrenë një strehë të butë me ngricë mortore.

Mandej qyteti u puq
por ne nuk vajtëm atje bashkë,
ndërsa tani unë e di
që historia s’e përsërit vetveten
siç përherë kam ditur se as ti”.

Shqipërimi nga anglishtja– Edon Qesari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *