Femra moderne sot e di se karriera e saj varet nga shumë aspekte, e njëri ndër to është pamja e saj e përsosur. Nuk është rastësi që femra shumë të suksesshme në biznes rregullisht përcjellin tendencat e fundit të modës zyrtare, në mënyrë që gjithmonë të duket e zgjuar, elegante dhe me stil në të njëjtën kohë. Kur themi e zgjuar mendojmë vërtetë se është zgjuarsi madje e madhe të dish të vishesh me rrobat e duhura, me stilin e duhur, në vendin e duhur dhe me shumë shije.
Shumë stiliste rekomandojnë që femrat në zyrë të mos eksperimentojnë shumë, por t’u japin prioritet modeleve klasike.
Bazuar në këshillat e Valentinos dhe Emilio Puçi, femra zyrtare duhet veshur me mëngë të gjata dhe gjatësi deri në gjunjë. Ndërsa sa u përket ngjyrave ato duhet të jenë ngjyrat tradicionale si: e zezë, ngjyrë bezhë, deve, kafe.
Marka Celine ruan si bazë klasiken për ta moderuar me elemente mjaft të bukura, si me material me dizajn me kocka, pjesërisht përdorë lëkurën, dhe ngjyra të ndritura duke e bërë femrën zyrtare të duket edhe atraktive dhe elegante.
Ponashtu, mund të merren për bazë modelet e shtëpisë së modës Jason Wu, që rekomandojnë fustane elegante të kombinuar me rripa me dizajn me vija, apo të qëndisura me lule, gjë e cila e bënë të ketë femra një paraqitje edhe më të sofistikuar.
Dizajnerët e Blumarine sollën modele klasike me disa ngjyra të nënshtruara. Ata sollën edhe disa modele të thjeshta por që bien shumë në sy, ku kryesisht janë në këto ngjyra: e purpurt, e verdhë, portokalli të cilat janë të pajisura me gjera të po të njëjtës ngjyrë.
Ndërsa koleksionet e Tommy Hilfiger na sjellin pantallona të gjerë dhe të gjatë me xhaketë, kravatë e nganjëherë duke e kombinuar edhe kapelën, për më shumë elegancë.
Stella Mccartney ofron kostume me xhaketë me krah më të theksuar, ndërsa pantallona të ngushta.