Nga Edmond Tupja
Ti je lënda ime e lënduar
Brenda shpirtit të shpërbërë,
Brenda zemrës së zemëruar,
Brenda ëndrrës plot me rërë.
Ti je kënga grykëprerë,
Shija ime e shituar,
Mjalti im i ndërprerë,
Akullnajë e përvëluar.
Ti je kryqi im i ndritur,
Bukuria e burgosur,
Mrekullia e paarritur,
Ankthi im i përsosur.
(Albumi i brengës më të thellë, poezi për të birin autik)