Artistët më të njohur të momentit kanë performuar në dasmën e djalit 29-vjeçar të multimiliarderit rus Mikhail Gutseriev në Londër. Makina Bentley dhe Rolls Royces janë parë para hotelit ku u bë dasma ndërkohë që mendohet se gjithë ceremonia luksoze mund të ketë shkuar deri në 1 miliardë dollarë shkruan Daily Mail. Në dasëm kanë qenë të pranishëm dhe kanë interpretuar emra si Iglesias, Lopez, Sting, Elton John dhe Beyoncé. 29-vjeçari Said Gutserie v u martua me studenten 20- vjeçare Khadija Uzhakhovs, një vajzë nga një familje e zakonshme.
Gutseriev, zotërues i kompanive të naftës ka humbur djalin tjetër në një aksident të dyshimtë në Rusi teksa ngiste një Ferrari, ngjarje pas të cilës Gutseriev u akuzua për mashtrim e pastrim parash. Ai ka kërkuar azil politik në Britani pasi shërbimet sekrete i thanë se jeta e tij rrezikohej nëse kthehej në Rusi. Ai u kthye tre vite më pas, në kohën që akuzat ndaj tij ranë. Thuhet se në kohën e lirë manjati rus shkruan tekste këngësh për artistët rusë.