Armina flet për dasmën me Shkëlzenin dhe raportet me familjen Berisha

Armina Mevlani ka qenë këtë të premte tek “Oktapod” në Vizion Plus.

E ftuar për të ndarë eksperiencat e saj si e fashionista në eventet e modës dhe jo vetëm, Armina u ngacmua gjithashtu për jetën private.

Marrëdhënia e saj me djalin e ish-kryeministrit vazhdon të ngjallë interes në publik, ndaj moderatori Turjan Hyska këmbënguli t’i nxjerrë ndonjë lajm në lidhje me martesën.

Armina duket se e kaloi me sukses këtë moment të vështirë duke thënë se ende nuk e kanë planifikuar këtë hap të rëndësishëm të lidhjes së tyre.
“Lidhja ime me Shkëlzenin është e qëndrueshme dhe ne do të ndjekim hapat normalë drejt kurorëzimit të saj… por pa u nxituar”. – tha ajo.
Armina po ashtu zbuloi se kishte dëshirë që pas kurorëzimit, t’i mbajë të dy mbiemrat, pra Armina Mevlani Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *