Deputetja e BDI, Ermira Mehmeti, që së fundi ishte pjesë e një audio incizimi me përmbajtje seksuale ku ajo ishte e përfshirë në një bisedë më bashkëpartiakun e saj Musa Xhaferi ka dhënën mendimin e saj mbi këtë çështje në Opinion në TV Klan.
Ajo ka thënë se është shantazhuar në këtë rast.
“Më kanë shantazhuar e kërcënuar, edhe duke më kërkuar para. Kjo është formë tipike e shantazhit politik për të më diskredituar, për të më shkatërruar karrierën politike,” ka thënë Mehmeti në Opinion.
Më tej deputetja Mehmeti ka thënë se në disa momente ka qenë zëri i saj në video, por si tërësi ajo është e montuar dhe ka treguar se e ka denoncuar rastin në prokurori. Gjithashtu këtë ngjarje e ka cilësuar si goditje për politikanët që duan ndryshim në Maqedoni.
“Ne video është edhe zëri im në ndonjë moment për t’i dhënë hije vërtetësie, por pjesët e tjera janë të montuara. Në kohën kur unë pretendoj një post politik, u bëra viktima e një incizimi të tillë.”
“Esenca qëndron te fakti se: me çfarë plumbash e artilerie goditën politikanët shqiptarë që duan ndryshimin në Maqedoni.”
“Nuk kam reaguar me vonesë, kisha punë me denoncimin në prokurori. Goditja ishte e madhe për mua e familjen time, po i mbledhim forcat që ta tejkalojmë këtë gjendje.”
“Këto lloj montimesh nuk janë asgjë e re për shqiptarët, jemi mësuar t’i diskreditojmë kundërshtarët tanë ne këtë mënyrë. Nuk mendoj se BDI-ja ka bërë diçka të tillë,” ka thënë Mehmeti në Opinion