Burrat dhe gratë- dy stile të ndryshme komunikimi

Edhe në këtë kohë kur raporti i divorceve është në rritje, përsëri është e mundshme të ndërtojmë një mardhënie të mirë, jetëgjatë dhe të ruajmë ngjyrat romantike të saj.
Sekreti është që burrat dhe gratë të kuptojnë natyrën kompesuese të njeri tjetrit. Burri dhe gruaja kanë stile të ndryshme komunikimi. Për burrat qëllimi i bisedës është të hyjnë në thelb të çeshtjes pa përdorur shumë fjalë e t’i japin rrugëzgjidhje problemit. Në të kundërt për gruan ka rëndësi ndarja e shqetësimit të saj me bashkëshortin/partnerin/ shkarkimi i saj emocional. Kur gruaja paraqet një problem ajo nuk kërkon menjëherë një listë zgjidhjesh, por të gjejë mirëkuptim të plotë nga ai rreth asaj që e shqetëson.
Shembull: Një grua hap bisedën me të shoqin rreth një problemi që i sjell asaj shqetësime në punë. Burri menjëherë nxiton t’i tregojë një sërë rrugësh, zgjidhjesh. Gruaja ‘çuditërisht’ ndihet e injoruar dhe i thotë të shoqit që ai s’e kupton. Burrit s’i vjen mirë duke menduar që ajo e refuzon ndihmën e tij.
Këshillë: Përpiquni të kuptoni dallimet në mënyrat e ndryshme të komunikimit që burri e gruaja kanë në përgjithsi si natyra.
Grave: I lini të kuptojë partnerit tuaj që ju nuk kërkoni zgjidhje të problemit por ndjeni nevojën e ndarjes së shqetësimit tuaj me të ; kjo u ndihmon të ndiheni më mirë.
Burrave:Kuptoni që gruaja vlerëson më shumë vëmendjen me të cilin ju e ndiqni problemin që ajo ndan me ju ,se sa nxitimin tuaj për të dhënë zgjidhje të menjëherëshm.

Sekretet e të shkuarit mirë me partnerin

Në përgjithesi burrat dhe gratë ndryshojnë nga njeri tjetri në konceptimin që kanë në tre fusha kryesore:
Besimi dhe kujdesi

Burrat duan t’u besohet. Mesazhi më i mirë i dashurisë që një burrë mund të marrë nga e shoqja është besimi që ka ajo tek ai. Nga ana tjetër gruaja kërkon ta ndjejë që partneri i saj kujdeset për të. Për të shkalla me e lartë e dashurisë do të thotë kujdes, ndihmë.
Shembull: Burri po ndreq lavapjatën e kuzhinës. Gruaja vjen rrotull duke dhënë herë pas here mendime e sugjerime. Ajo përpiqet të tregojë interesimin e saj apo të ndihmojë. Pikërisht këtë sjellje burri e nënkupton sikur ajo nuk ka besim në aftësitë e tij. Dhe ky mendim e bën atë nervoz.
Po të ishte gruaja duke u marrë me lavamanin i shoqi do përpiqej të mos përzihej duke respektuar kështu zellin e aftësinë e saj për ta bërë atë punë vetë. Kurse ajo këtë “distancë” të të shoqit do ta quante si ‘moskokëçarje’.
Këshilla
Për gratë :Mos u përpiqni t’i ofroni ndihmë partnerit tuaj po qe se ai s’ua kërkon një gjë të tillë. Po qe se ju mendoni se ndihma juaj do jetë esenciale mund ta pyesni me takt: A do të të ndihmoj?
Për burrat: Mos prisni derisa gruaja apo e dashura t’u kërkojë ndihmë. Jepeni atë vullnetarisht. Kështu ajo do të besojë se ju vërtet jeni të vëmendshëm ndaj saj dhe kujdeseni për të.
Kalimi i stresit nga burrat dhe nga gratë
Burrat e kalojnë stresin në heshtje, duke u tërhequr mënjanë qoftë edhe përkohësisht. Gratë, në të kundërt, në këto raste kanë nevojë për të rivendosur kontaktin emocional.
Shembull: Kur burri kthehet nga puna, ndjen nevojën për pak kohë të vetën, pra të lihet vetëm për disa minuta. Ai merret me diçka, shikon lajmet apo ndreq diçka dhe nuk dëshiron ta ngacmojnë të paktën për atë kohë. Për një grua kjo “tërheqje” mënjanë e burrit është e vështirë për t’u kapërcyer pasi “stili i “ saj në këto raste është krejt i kundërt.
Shembull: Gruaja përpiqet të iniciojë një bisedë menjëherë sapo i shoqi shfaqet në derë. I shoqi përgjigjet me një “Eh “dhe merr remotën e televizorit. Gruaja ndihet e papërfillur e madje e ofenduar nga ky gjest dhe të dy përfundojnë të acaruar nga një sherr i padëshiruar.
Këshilla
Për gratë: Pranoni mënyrën se si partneri juaj e kalon lodhjen apo stresin. Pranoni nevojën e tij për t’u tërhequr mënjanë “në vetminë e tij”për pak momente. Mund t’i thoni: “E di që tani do të shikosh TV, por sonte kur të jesh i lirë do doja të bënim një bisedë bashkë.”
Burrat: Kuptoni nevojën e saj për mirëkuptim dhe afrim. Mund t’i thoni: “E shoh që ke nevojë të bisedosh, por më ler nja gjysëm ore të qetësohem pastaj do jem i tëri i yti.”
Vlerësimi dhe respekti
Burrat shpesh herë ndjejnë që veprimet e tyre apo favoret që bëjnë merren si të mirëqëna nga ana e grave apo edhe nënvleftësohen. Ndonjëherë madje nuk duken si të mjaftueshme. Burrat kërkojnë vleresim nga ana e grave.
Gratë nga ana e tyre kërkojnë që nevojat e hallet e tyre të merren seriozisht nga ana e burrave. Grate kanë nevojë për respekt.
Shembull. Kur një çift i ri fillon takimet e dashurisë, djali bën çmos të shfaqë të gjithë shenjat e respektit e kujdesit ndaj saj. Ai është i kujdesshëm madje edhe të parashikojë se çfarë deshirash apo shijesh mund të ketë vajza. Ajo nga ana e saj e vlerëson kujdesin e tij dhe ai ndihet tejet i lumtur. Fatkeqësisht respekti dhe vlerësimi pas martese zënë e bien.
Ajo mendon: Janë plehrat që ka bërë ai , pse duhet ta vlerësoj faktin që i nxorri jashtë?
Ai mendon: Ajo nuk i ve re gjërat që unë bëj për të, atëhere pse duhet të vazhdoj më tej?
Këshilla për gruan : Vazhdo të vlerësosh çka burri bën për ty qoftë edhe sikur ajo të jete diçka që ti e pret. “ Faleminderit që më nxorre ta hamë darkën jashtë sot”
Lërini atij të kuptojë që jeni e kënaqur nga sjellja e tij. Kështu ai do të bëjë më shumë për ju.
Burrave: Përpiquni të vini re gjërat që e kënaqin gruan tuaj.
Nëse ne kuptojmë dhe i pranojmë dallimet që kemi nga njeri tjetri marëdhënia ecën, zhvillohet. Vetëm brenda një atmosfere mirëkuptimi ka të ngjarë që gjërat të ndryshojnë në favor të të dyve për mirë.
Përktheu dhe përshtati
@Albana Melyshi Lifschin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *