Shkrimtarja Flutura Açka i ka dalë në mbrojtje deputetes shqiptare në Maqedoni, e cila është sulmuar publikisht duke i nxjerrë përgjime të bisedave private erotike.
Açka shkruan se ajo është me Ermira Mehmetin, ndërsa thotë se ky sulm, asaj me siguri i është bërë nga ndonjë shqiptar i shitur.
Me Ermira Mehmetin, sigurisht
Një grua si ti, është gur në thembër, e dashur!
Merru lejë këtyre të web-eve sa herë të përdoresh biologjinë tënde. Ti, dhe të gjitha ne që heshtim.
Nëse është i vërtetë ai regjistrim, gjë që e dyshoj shumë: Të jesh e sigurtë, se të ka përgjuar mirëfilli një
shqiptar i shitur, dhe transkrimptimim po një shqiptar i shitur e ka bërë. Prandaj venë punët tona vaj këtu, në Kosovë, dhe te ju në Maqedoni, se “shefin nën pantallona”, burrat tanë shqiptarë e kanë shpesh në ballë. Dhe kështu i bëjnë edhe punët e shtetit.
U kënaqën tani?! Le të shkojnë të marrin honorarin të maqedonasi; e ka të lartë pagesën këtë herë, sikurse qëllimin.
, shkruan Flutura Açka.
Pasqyre.al