John Lennon, çfarë ndodhi 36-vjet më parë

Kur John Lennon u qëllua për vdekje jashtë ndërtesës së apartamentit të tij Manhattan, në 8 dhjetor 1980, qindra mijëra njerëz u mblodhën të brengosur jashtë shtëpisë së tij. Një vit më pas, ata u kthyen. Ata ishin aty përsëri vitin e ardhshëm, dhe të ardhshmin më pas. Në fakt, çdo 8 dhjetor, fansat mblidhen jashtë në Dakota në “West 72nd Street” dhe përshkruajnë rrugët në “Central Park”, në përkujtimoren për ish-Beatles, që njihet si “Strawberry Fields”. Fryma e tyre kthehet e bardhë nën ajrin e dimrit, njëlloj si dritat e qirinjëve të vegjël që ata mbajnë në duar duke kënduar këngët e John Lennon.

Kush ishte John Lennon

John Winston Lennon,i lindur në 9 tetor 1940 dhe i vrare në 8 Dhjetor 1980, ishte muzikant, këngëtar dhe kompozitor anglisht folës, i cili u bë i famshëm në mbarë botën si një nga anëtarët dhe themeluesit e grupi “Beatles” dhe “babai” i muzikës “Rock&Roll”. Ai së bashku me Paul McCartney, formuan grupin më të suksesshme të shekullit të XX-të. Mbasi grupi u shpërbë në fund të dekadës, Lennon hyn në një karrierë solo, që do të prodhojë albume që u vlerësuan në mënyrë kritike. Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe zgjuarsi në muzikën e tij, shkrimet, vizatimet e tij, në film, në intervista dhe u bë i diskutueshëm me aktivizmin e tij në politikë.

Vrasja ….

Në Nju Jork, enigmatiku, karizmatiku, shpesh vetmitari dhe ish- “Beatles”, John Lennon, hyri në hollin e Dakotës, parkingut të bllokut ekskluziv të ndërtesave të banimit në të cilin kishte jetuar 8 vitet e fundit. Kasetat e këngës së re, të cilën 40- vjeçari sapo e kishte regjistruar me titullin “Të ecësh në akullin e hollë”, ranë në dysheme, ndërsa vetë John, u shemb i mbuluar nga gjaku pas disa të shtënave që erdhën nga errësira. Lennon po kthehej në shtëpi, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, me shpresën se do të arrinte që ta takonte para gjumit të birin e tij 5-vjeçar, Sean. Ai dhe Yoko Ono, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij muzikore, zbritën nga limuzina e bardhë para hyrjes dhe në vend që të shkonin drejt e në garazh preferuan që të bënin një copë rrugë në këmbë deri në hyrjen e shtëpisë. Yoko ecte më shpejt, duke vënë re një hije diku. Por, mendoi se si zakonisht do të ishte hija e ndonjë admiruesi të Lennon që kishte dalë aty për t’i marrë këngëtarit ndonjë autograf, siç ndodhte rëndom. John ndërkohë vinte pas Yoko-s, ndërkohë që dëgjoi t’i thërrisnin në emër: “Zoti Lennon?” Ylli ngadalësoi hapin dhe u kthye për të parë se kush i kishte thirrur. Befas tek pa njeriun në mesin e errësirës iu kujtua se atë fytyrë e kishte parë edhe disa herë të tjera dhe madje mëngjesin e po asaj dite i kishte dhënë një autograf. Por këtë herë i huaji kishte qëllim tjetër. Ai ishte ulur në gjunjë, në një pozicion luftarak me një revolver në duar. Në këto çaste, ndërsa të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit, u dëgjuan 5 të shtëna të qëlluara në vendet ku mund të shkaktonin edhe dëmet fizike maksimale. Lennon bëri edhe disa hapa dhe në këto e sipër arriti vetëm të bërtiste: “Më qëlluan, më qëlluan”. Kur mbërriti në spital, 4 orë pas të shtënave, ai kishte ndërruar jetë. Bashkëshortja e tij Ono lëshoi një deklaratë të nesërmen, duke thënë se “Nuk ka asnjë funeral për John,” duke i dhënë fund spekullimeve të shtypit amerikan me fjalët, “I dashuri im John u lut për racën njerëzore. Dhe, Ju!, ju lutem, lutuni të njëjtën gjë për atë!” Trupi i tij u dogj në Varrezat Ferncliff në Hartsdale, Nju Jork. Ono, tha se e kishte shpërndarë hirin e tij në Parkun Qendror të Nju Jorkut, aty ku për çdo vit po mbahen përkujtimoret e tij.

Pse u vra Lennon…….
Vrasësi, Mark Chapman”, ishte adhurues i tij, po aq sa njerëzit që qanin të nesërmen vdekjen e Lenonit. Në rrjedhën e viteve dha shpjegime të ndryshme mbi veten dhe mbi gjestin që kreu. “Lenon ishte një i pasur hipokrit e i përkëdhelur që nuk i besonte as vetë tekstet që shkruante”.
Chapman u dënua me 20 vjet burgim pasi shkrepi pesë të shtëna jashtë apartamentit Dakota, më 8 dhjetor të vitit 1980, ku katër prej tyre ranë mbi Lennon, që ishte përballë gruas së tij, Yoko Ono dhe të tjerëve. Ai pranoi fajin e vrasjes të shkallës së dytë. Ndërsa ai iu ka thënë zyrtarëve se ai zgjodhi Lennon, sepse ish Beatle ishte më i kapshëm. “Kisha një listë të njerëzve dhe ai ishte në krye të listës, dhe ai dukej më i kapshëm për mua,” tha ai kur u pyet pse ai zgjodhi Lennon. Ai vazhdoi: “Në qoftë se nuk do të ishte Lennon, mund të ketë qenë dikush tjetër.” Chapman, i tha gjithashtu bordit, se ai ishte mirë me shëndet dhe në atë kohë punonte si hamall dhe si nëpunës në një bibliotekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *