Jehona e Era Istrefit shkon në Billboard. Krahasohet me Rihanën dhe Sia-n

Faqja e billboard.com i ka kushtuar një artikull këngëtares kosovare Era Istrefi, e cila është e fundit që ka tërhequr vëmendjen e Patrick Moxey.
Kënga e saj e fundit Bonbon u regjistrua nga Neser, një label i pavarur i themeluar nga menaxheri i saj, Faton Shoshi.
“Sapo kënga në YouTube nisi të bënte bujë, ne u tërhoqëm nga kjo artiste e re”, thotë Moxey.

Ndërsa vet Era duke reflektuar për suksesin e këngës thotë se ajo nuk e priste. “Besoja se një ditë bota do ta dëgjonte muzikën time, por nuk e prisja se do të ishte kënga Bonbon, veçanërisht sepse teksti është shqip”.

Moxey bashkë me Wolfgang Boss, pronar i labelit B1 Recordings GmbH, një bashkim me Sony Music Entertainment Germany, vendosën të fluturojnë në Kosovë dhe të takohen me Shoshin and Istrefin.

Moxey shton se ata janë zotuar për një album, për këngët e së cilit do të punojnë me artistë të ndryshëm në Los Angeles.

Kënga Bonbon filimisht u bë virale në Youtube me mbi 30 milionë shikues.Ndërsa autori i shkrimit në billiboard, shkruan se zëri i Era Istrefit është krahasuar shpesh me këngëtare si Sia apo Rihana.( Me shkurtime nga faqja billboard.com, Pasqyre.al).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *