Sarajevë/Beograd/Prishtinë/Tiranë, 22 Mars, 2016 – Nata e fundit e “Romeo dhe Zhuljetë” ishte në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, por kjo shfaqje ishte përtej gjithçkaje, një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit rajonal në një linjë, me katër qytete, që ishin shtylla të një eksperience teatrale me të vërtetë magjepsëse.
Kjo shfaqje e sjellë falë “Radionica Integracije” në Beograd dhe “Qendra Multimedia” në Prishtinë, ishte një version i ri, ose edhe një vizion i Shekspirit për “Romeo dhe Zhulejtën”, i vendosur në sfondin e trazuar të raporteve mes Prishtinës e Beogradit dhe me qëllimin për të tejkaluar kufijtë dhe barrierat.
Regjisori dhe aktori Predrag Miki Manojlovic tha se shfaqja nuk ishte “një reflektim i opinionit politik, por një përpjekje e njerëzve me talent, mendje dhe kurajë. Secili prej tyre e do vendin dhe kombin e tij dhe nuk urren atë të tjetrit”.
Shfaqja, e cila u performua në shqip dhe në serbisht, vendoset në Veronën moderne dhe kjo reflektohet si tek kostumet ashtu edhe tek skenografia.
Biletat u shitën menjëherë për të dhe 150 spektatorë shijuan dhe shpërthyen në ovacione në respekt të kësaj sipërmarrje artistike bashkuese mes kombeve që janë helmuar nga lufta mes tyre.
Kjo shfaqje në Sarajevë u mbështet nga Regional Cooperation Council (RCC), nga “Sarajevo Winter Festival” dhe fondacioni Robert Bosch Stiftung. Aktivitetet e RÇ-së janë fokusuar në nxitjen e bashkëpunimit rajonal sidomos në fushën ekonomike. Por një pjesë integrale e përpjekjeve të RÇ-së për të përshpejtuar integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor është edhe mbështetja që jep për bashkëpunim rajonal në fushën e artit dhe të kulturës. Shfaqja e mbrëmshme e “Romeo dhe Zhuliet” është e fundit e një serie eventesh mbresëlënëse , të cilat në 14 muajt e fundit kanë përfshirë edhe një shfaqje të “Gospodja ministarka” nga teatri Boshko Buha nga Beogradi në Sarajevë; një shfaqje nga Teatri Kombëtar i Sarajevës, “Balkanski spijun u Sarajevu” në Beograd; një mbrëmje letrare të shkrimtarit Vladimir Pistalo në Sarajevë dhe një tjetër nga aktori, regjisori dhe shkrimtari Zijah Sokoloviq në Prishtinë. Megjithatë gjithçka nuk mbaron këtu. “Kjo mbështetje, tha Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Goran Svilanovic mbrëmë, “do të vazhdojë edhe në të ardhmen”. ( Pasqyre.al)