Jim Morrison ka lindur nga paraardhës Skocezë dhe Irlandezë,si i biri i Admiralit George Stephen Morrison dhe Clara Clarke Morrison.Dy prindërit e tij ishin njohur dhe dashuruar në Hawaii, ku, Admirali i ardhshëm Morrison,që në atë kohë ishte nëntoger,ishte i vendosur.Gjashtë muaj pas lindjes së James ,e ëma e tij u transferua në Clearwater,Kaliforni,ndërkohë që i shoqi vazhdonte shërbimin e tij në Paqësor gjatë viteve të mbetura të Luftës së dytë Botërore. Jim nuk e takoi babanë deri në vitin 1946 kur ishte tashmë 2 vjeç. Sipas vetë Jim-it,një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe karakter-formuese të jetës së tij ka ndodhur kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Familja e tij po bënte një udhëtim në New Mexico kur hasën gjatë rrugës nëpër shkretëtirë skenën e një aksidenti rrugor.Jim-i ka shkruar për këtë aksident në tekstet e këngëve “Peace Frog” si dhe “The Ghost Song”:”Indianë të përgjakur të shpërndarë në autostradën e agimit,Fantazma gugat mbi mendjen e brishtë e të hollë të fëmijës së ri”.Jim ka thënë se kishte vënë re indigjenët e gjakosur për vdekje nga mungesa e ndihmës mjekësore dhe të ishte dëshmitar i kësaj ndodhie e kishte frikësuar shumë.Ai besonte se shpirtrat e indigjenëve të vdekur ishin duke u sjellë në ajër të lemerisur dhe njëri prej tyre kishte hyrë në trupin e tij. Çuditërisht, familja e tij e ka mohuar të kenë qenë dëshmitarë të ndonjë aksidenti. Duke komentuar për aksidentin, Morrison thoshte se ishte aq i mërzitur sa prindërit i kishin thënë se kishte parë një ëndërr të keqe. Megjithë mohimit të familjes së tij,J im-i i është referuar vazhdimisht kësaj eksperience në këngët dhe poezitë e tij. Në fillimet e tij,Morrison bënte një jetë prej nomadi, pak a shumë si shumica e fëmijëve me prindër ushtarakë.I rritur në një mjedis kaq strikt dhe me disiplinë, Morrison ishte një fëmijë tepër i rregullt dhe i respektueshëm,i cili shkonte shumë mirë në shkollë,not dhe aktivitete të tjera jashtëshkollore.Për pak kohë familja e tij shpresoi se ai do të ndiqte hapat e të atit,duke u shkolluar në Akademinë Navale të Shteteve të Bashkuara në Anapolis, Maryland.Megjithatë, me hyrjen në adoleshencë, Morrison zbuloi alkoolin dhe filloi një rutinë të përdorimit të tij dhe të substancave narkotike që do të zgjaste gjatë gjithë jetës dhe do t`i jepte fund ëndrrave të prindërve të tij për një të ardhme në marinë.Gjithsesi ai ia doli të diplomohej në shkollën e mesme George Washington në vitin 1961.
Jeta e ç’rregullt e një gjeniu
Gjatë karrierës së tij muzikore, Morrison ishte po aq famëkeq për seksualitetin e tij të harlisur dhe imoralitetin, sa ishte dhe për konsumimin e substancave haluçinogjene dhe stilin e jetës Rock’n’Roll. Tre muaj pasi arritën një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e parë, The Doors u ftuan në spektaklin e Ed Sullivan, një spektakël shumë popullor me bisedime nate që kishte ftuar më parë figura të mirënjohura të muzikës si Elvis Presley dhe The Beatles. Morrison shkaktoi bujë kur pranoi të ndryshonte gjatë këngës “Light my Fire” një varg që implikonte përdorim të drogës dhe më pas vazhdoi gjithsesi të këndonte këngën në versionin e saj origjinal. Ftuesi i tyre Ed Sullivan, u nxeh tejmase për këtë aq sa refuzoi t’i jepte dorën anëtarëve të grupit pas shfaqjes së tyre. Ata nuk u ftuan më në këtë spektakël. Kundërpërgjigja e Jim për këtë ishte:”E çfarë pastaj?!Ne ishim njëherë aty!”. Megjithëse ai njohu partneren e jetës dhe shoqëruesen e përhershme,Pamela Courson, shumë kohë para se të bëhej i famshëm dhe ndenji me të deri sa vdiq, çifti kishte zënka të shpeshta, mendohet se për arsye të besnikërisë së munguar të Morrison. Ai thuhet se kishte marrëdhënie të rregullta seksuale me adhurueset e tij si dhe me personalitete të tjera të skenës së rock-ut në atë periudhë, si Nico nga Velvet Underground, Grace Slick nga Jefferson Airplane dhe Janis Joplin, të gjitha nën efektin e alkoolit, halucinogjenëve dhe LSD. Ai dhe Pamela u shpërngulën në Paris, Francë, në mars 1971, pasi një nga apelimet e tij të fundit në gjyqin e Miami-t u hodh poshtë, me qëllimin për të hequr dorë nga muzika dhe për të vazhduar me ambiciet e tij letrare.Në 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Policia lokale e shpalli vdekjen e tij të shkaktuar nga një atak zemre, por nuk iu nënshtrua autopsisë. Zëra ka se mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë heroine dhe alkooli. Lajmi i vdekjes së tij u mbajt i fshehtë për pothuajse një javë nga pjesëtarët e tjrë të grupit dhe Pamela, gjë që ndezi zëra se mund të mos ishte e vërtetë. Varri i James Douglas Morrison ndodhet në varrezën Pere Lachaise, Paris, Francë dhe është atraksioni i katërt i Parisit pas Kullës Eiffel, Notre Damit dhe Harkut të Triumfit. Pas vdekjes së tij, e gjithë pasuria e tij i kaloi Pamela Courson, në bazë të një testamenti që Jim Morrison kishte hartuar në vitin 1969. Në këtë testament, megjithëse e deklaronte veten të pamartuar asnjëherë, ai ja linte të gjithë ato që i përkisnin shoqërueses së tij të gjithë jetës. Pas vdekjes së saj në 1974 nga një mbidozë heroine, pasuria e Jim Morrison i kaloi prindërve të saj, megjithë proçesit gjyqësor që zhvilluan prindërit e Morrison kundër tyre. Familja Courson ka në zotërim të saj të gjitha materialet si poezitë, materialet filmike, dhe regjistrimet e Jim Morrison.
Jim Morrison dhe The Doors
Morrison iu drejtua komuniteteve artistike bohemiane të artistëve dhe muzikantëve që rrinin përgjatë plazhit Venice, një pjesë periferike e Los Angeles. Gjendja e tij financiare ishte e dobët,prandja në këtë periudhë ai humbi shumë peshë dhe fytyra e tij mori linjat e veçanta që do të merrnin famë botërore në fotot bardh-e-zi të bëra nga Joel Brodsky, që do të shfaqeshin më vonë në kapakun e albumit “Më të mirat e Doors”. Jim ishte një poet i mprehtë dhe duke lexuar në një nga takimet me lexime poetike në Venice, ai u lidh me ish-studentin e shkollës së tij të mëparshme, Ray Manzarek, i cili u intrigua menjëherë nga poezitë dhe shkrimet e Jim-it. Dy miqve iu bashkua shumë pak kohë më vonë edhe baterist-i John Densmore.Kitaristi Robby Krieger u bashkua me grupin pas një audicioni me rekomandimin e Densmore-it dhe kështu lindën The Doors.Duke patur parasysh që eksperimentimi me drogën ishte një pjesë e rëndësishme në jetën e Morrison,besohet se emri i grupit ka ardhur nga libri i Aldous Huxley që fliste për efektet e drogës në perceptimet njerëzore “Dyert e parajsës dhe ferrit”(The doors of heaven and hell). The Doors firmosën një kontratë me shtëpinë diskografike ELektra në fillim të 1967, nxorën në treg albumin e tyre të parë The Doors dhe filluan të kishin shumë sukses menjëherë pas kësaj.Kënga e parë që nxorrën në treg ishte “Break on through”,por ishte me “Light My Fire” që ata kapën majat e klasifikimeve në qershor 1967 dhe vendosën emrin e tyre në listat e më të preferuarve të kohës. Në kohën kur nxorrën albumin e tyre të dytë, Strange Days, Doors ishin kthyer në fenomen kombëtar të muzikës,si dhe një nga bandat e rock-ut më popullore të të gjithë botës.Përzierja e stileve nga blues-i dhe rock-u me psikedelikë-n,i bëri ata të parezistueshëm për të rinjtë adhurues të rock-ut.Zgjedhja e teksteve të tyre ishte aq e tejskajshme sa edhe shijet letrare të Morrison dhe përfshinte “Alabama Song” nga opereta e Brecht dhe Weill,“Rise and Fall of The City of Mahogonny” e cila ishte shkruar dhe luajtur për herë të parë në 1930.Grupi gjithashtu krijoi edhe një zhanër të ri këngësh duke prodhuar pjesë me koncepte të zgjeruara, si këngët e famshme epike “The End”, “When the Music`s Over” dhe pjesa e tyre e famshme në koncerte, “Celebration of the Lizard”.
Një faktor tjetër që i bënte The Doors tepër të famshëm dhe rinovues ishte mënyra se si Morrison dhe Manzarek prodhonin filma për të shoqëruar muzikën e tyre.Ata prodhuan një film për këngën e tyre të parë,”Break on Through”, që tregonte katër pjesëtarët e grupit duke luajtur nën një dritë të zbehtë me filmime të shkëputura dhe të alternuara. Gjithashtu prodhuan filma edhe për këngë të tjera, si “The Unknown Soldier”, “People are Strange” dhe “Moonlight Drive.