Ishte liruar nga burgu pak kohë më parë, por artisti kubanez Danilo Maldonado, i njohur si “El Sexto” dhe pesë anëtarë të tjerë të lëvizjes locale “Ladies in White”(Gra në të bardha) janë arrrestuar dje gjatë protestës në Havana sipas “Fox Neës Latino”. Incidenti ndodhi pak orë para se të niste vizita e parë e presidentit të ShBA-së, Barack Obama në Kubë. Ai është presidenti i parë amerikan që viziton Kubën në 90 vite. Themeluesi i “Fondacionit të të Drejtave Njerëzore”, Tor Haldorsen, ka thënë në një deklaratë se “një valë arrestimesh (qindra veta janë marrë në polici) në Kubë ditën e fundit …përfshirë edhe mikun rim të shtrenjtë, artistin Danilo ‘El Sexto’ Maldonado dhe lideren e “Ladies in White”, Berta Soler, të dya ata të vlerësuar me çmimin “Vaclav Havel”. Të dy ata janë në burg në këtë moment”. “Ladies in White” janë një grup disidentësh pjesë e të cilit janë gra dhe femra të tjera të afërme të të burgosurve politikë në KUbë. Gjatë protests së tyre, ata u rrethuan nga mbështetës të qeverisë, duke shpërndarë kopje të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe me pankarta ku shkruhej: “Vizita e Obamës në Kubë nuk është qejf. Jo për dhunimin e të drejtave të njeriut”. Rreth 300 mbështetës të regjimit thërrisnin “Fidel, Fidel!” dhe “Kjo rrugë io përket Fidelit.” Maldonado dhe burra të tjerë që shoqëronin gratë në protest janë arrestuar nga policia kubane.