A kishte Shekspiri një djalë sekret? Libri “Bastardi i Shekspirit” dhe soneti për birin ilegal

PhotoEditor-1455557208084

A kishte Shekspiri një djalë sekret? “Daily Mail” shkruan se një biografi e re thotë që fëmija u rrit dhe u bë poet, e kishte të njëjtat deformime në fytyrë si i ati dhe një sonet të shkruar në nder të tij.

Studimet flasin për një fëmijë ilegal të William Shakespeare dhe se ky fëmijë ishte poeti i sukseshëm William Davenant. Mendohet se Shakespeare ka shkruar për të birin në sonetin 126 të vitit 1600 këto radhë: O biri im i dashur…
Ka qenë Simon Andrew Stirling i cili në një biografi të rrallë për Davenant, e tilluar “Bastardi i Shakespeare”, shkruan se Davenant është djali biologjik i shkrimtarit të njohur.

Stirling deklaron se akademikët e kohës nuk deshën të bëhej e ditur atësia e Davenant, pasi dramaturgu mbahej si njeri i vitytit për ç’arsye, Shakespeare u bë i njohur si nuni i Davenant.

Shakespeare punonte në Londër në atë kohë kur e shoqja Anne Hathaway rriste tre fëmijët e tyre: Hamnet, Susanna dhe Judith në Stratford-upon-Avon.

Ndërsa jeta e tij vijonte mes Londrës dhe shtëpisë së tij, Shakespeare ndalonte shpesh në “Crown Tavern” në Oksford dhe thuhet se gjatë kësaj kohe ai ka takuar zonjën Davenant. John Aubrey (1626-97), Samuel Butler (1835 –1902) kanë shkruar më herët për lidhjen mes babait dhe birit. Poetët Alexander Pope, Sir Walter Scott dhe Victor Hugo kanë bërë më herët deklarata që tregojnë se Davenant ka qenë djali ilegal i Shakespeare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *