Meryl Streep: Ne jemi të gjithë afrikanë!

merilAktorja e famshme, Meryl Streep ka deklaruar se ne të gjithë  jemi afrikanë, kur u pyet në lidhje me përfaqësimin e pakicave në industrinë e filmit.
Aktorja po fliste në një konferencë për shtyp për të promovuar pozitën e saj si presidente e jurisë së Festivalit të Filmit në Berlin, së bashku me Clive Owen dhe aktorin gjerman Lars Eidinger.

“Unë kam luajtur karkateret e shumë njerëzve të ndryshëm nga shumë kultura të ndryshme”, – tha ajo, kur u pyet në lidhje me diversitetin.

“Ka një bërthamë të njerëzimit që udhëton drejtë përmes çdo kulture dhe në fund të fundit ne jemi të gjithë nga Afrika si origjinë. Berlinezët, ne jemi të gjithë afrikanë në të vërtetë”.

Streep, e cili së shpejti do të shihet në komedinë muzikore të Florence Foster Jenkins, tha se ajo është e përkushtuar për përfshirjen “e të gjitha gjinive, racave, etnive, feve”. Ajo tha gjithashtu se beson, se emërimi i saj në jurinë e Berlinit është një deklaratë e rëndësishme.

Kjo juri është dëshmi se të paktën gratë janë të përfshira dhe në fakt dominojnë këtë juri dhe kjo është një situatë e pazakontë në grupet e njerëzve që marrin vendime,” tha ajo. “Kështu që unë mendoj se Berlinalja është përpara në këtë “lojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *