Kantatutori shqiptar Ermal Meta ka kaluar në finalen e “Sanremos” me këngën e tij “”Oddio le Favole”.
Ai do të jetë një nga finalistët e festivalit më të rëndësishëm të muzikës italiane në kategorinë e të rinjve, “Sanremo Giovani”.
Djali i talentuar nga Fieri është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën, me bashkëpunime të suksesshme e me emra të mëdhenj të muzikës si Marko Mengoni, Emma, Chiara,Analisa e Patty Pravo. Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, në mbrëmjen e Sanremos, Meta tha se çdo sukses është njomur me djersën e tij dhe se rruga e tij në muzikën italiane nuk i ngjan një përralle.