Elbenita Kajtazi, një fëmijë lufte që u bë një ndër fituesit e garës Glyndebourne Opera Cup”, kështu e ka titulluar artikullin kushtuar sopranos së njohur Elbenita Kajtazi, The Times.
“Ndërsa ushtarët i mbanin një armë te koka, shtatëvjeçarja Elbenita Kajtazi kishte këngët në mendjen e saj. Tani, pas 20 vitesh zëri i sopranos kosovare ka magjepsur audiencën në Glyndebourne”, kështu e fillon shkrimin “The Times”. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Elbenita Kajtazi arriti të fitoi çmimin e audiencës në inaugurimin e Glyndebourne Opera Cup.
E përditshmja Britanike, THe Times, pas suksesit të Kajtazit ka përshkruar fëmijërinë e saj në qytetin e Mitrovicës, qytetit që akoma qëndron i ndarë mes Kosovës e Serbisë.
“Si një fëmijë që jetonte në Mitrovicë, një qytet që është ende i ndarë, ajo dëshironmet të këndonte. Por gjatë luftës që dëbuan familjen e saj dhe mijëra të tjerë nga shtëpitë e tyre, shpesh ishte e pasigurt për ta bërë këtë me zë të lartë. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Kajtazi, 27, fitoi çmimin e audiencës në inaugurimin e Glyndebourne Opera Cup.”, shkruan The Times.
“Kënga për mua është si terapi. Kur arritëm të wordpress kthehemi në shtëpi pas luftës, të gjithë ishin shumë të lumtur që ishim ende gjallë, kështu që askush nuk mundte të fliste për atë që ndodhi”, ka thënë sopranoja në intervistën për “The Times”.
Glyndebourne Opera Cup, është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë të operës që është projektuar për të nxjerrë në pah artistë të rinj të talentuar nga e gjithë bota. Fituesit i ofruar një çmim prej 15 mijë funtash dhe mundësi për nisjen e një karriere ndërkombëtare në operat më të mira botërore.